Borxhi publik i Shqipërisë vijon të rritet me shifra tronditëse për të ardhmen financiare të vendit.
Referuar shifrave zyrtare të publikuara së fundmi nga Ministria e Finacave, në muajin Qershor, detyrimi financiar i shtetit shqiptar ka arritur në 1 trilion e 68 miliardë lekë të reja.
Kjo nënkupton në valutë ekuivalentin e 7.86 miliardë eurove ose 8.67 miliard dollarëve amerikanë.
Por sa është barra që bie mbi supet e çdo qytetari shqiptar?
Sipas INSTAT Shqipëria ka një popullsi prej 2.889.000 rezidentësh, çfarë do të thotë së mbi çdo qyetar rëndon një barrë borxhi prej afro 3.7 milionë lekësh të reja.