Cmimet e naftës u rritën të premten, nxitur nga indikatorët e firmave ekonomike nga SHBA-të dhe Gjermania që mbështetën kërkesën për karburant, por analistët paralajmëruan se tregjet e naftës bruto po kërcënohen nga një tjetër rënie për shkak të mbi-ofertës së vazhdueshme.
Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane për fillimin e muajit, tregtuan në 38.02 dollarë për fuci, 76 cent më lart ose 2 perqind, nga mbyllja e tyre e fundit. Kontratat e së ardhmes për naftën bruto evropiane, Brent ishin 60 cen më lart në 40.03 dollarë për fuci.
Pavarësisht rsporteve inkurajuese nga dy ekonomitë më të mëdha të botës, analistët paralajmëruan se cmimet e naftës mund të bien sërish së shpejti duke qënë se ekzistojnë shenja të vakëta se do të kufizohet teprica globale në prodhim prej të paktën 1 milionë fuci në ditë.