Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rripi i Gazës: Gjendja humanitare më shumë se katastrofike

2024/09/07 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rripi i Gazës: Gjendja humanitare më shumë se katastrofike

Gjendja humanitare në Rripin e Gazës, sipas OKB-së, vazhdon të jetë “më shumë se katastrofike”. Mbi një milionë palestinezë që nga gushti nuk kanë marrë më racione ushqimi përmes rrugëve humanitare, vuri në dukje zdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric në Nju Jork. Si rrjedhojë numri i vakteve të gatuara në ditë krahasuar me muajin korrik është ulur me 35 përqind në 450.000. Dujarric pakësimin e furnizimeve e lidh pjesërisht me urdhërat e shpeshta për evakuuim të ushtrisë së Izraelit. Si rrjedhojë të paktën 70 nga 130 kuzhina janë detyruar, ose ta ndërpresin punën ose ta zhvendosin atë në vende të tjera.

Partnerët e OKB-së në muajin e dytë radhazi nuk kanë më rezerva të mjaftueshme ushqimore, për të plotësuar nevojat në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Si arsye për mungesat kritike me ndihma Dujarric përmendi edhe rrugët e dëmtuara, kufizimet në akses si dhe shkatërrimin e rendit në këtë rajon. Zëdhënësi i OKB-së tërhoqi vëmendjen gjithashtu, se përfaqësuesit ndërkombëtar të mediave edhe njëmbëdhjetë muaj pas luftës ende e kanë të ndaluar të udhëtojnë në Rripin e Gazës, për të raportuar lidhur me pasojat e luftës.

Lufta Izrael-Hamas pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, ku sipas të dhënave u vranë 1205 vetë dhe 251 u morën peng. Sipas të dhënave të fundit izraelite ende 97 pengje ndodhen në duart e Hamasit dhe grupimeve të tjera militante palestineze, 33 prej tyre sipas këtyre të dhënave kanë vdekur. Si reagim ndaj sulmit të HamasitIzraeli është kundërvënë në mënyrë masive ushtarakisht kundër objekivave në Rripin e Gazës. Sipas Hamasit gjatë kësaj periudhe janë vrarë mbi 40.800 vetë. Këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura. Hamasi klasifikohet nga Izraeli, SHBA dhe Bashkimi Europian si organizatë terroriste.

“Fare pranë” një armëpushimi?
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, insistoi ndaj Izraelit dhe Hamasit, që më në fund të bien dakord për armëpushim në Rripin e Gazës. “Pas asaj që pashë, kjo është arritur gati 90 përqind”, tha Blinken duke iu referuar përparimeve të bëra në bisedime. “Varet nga të dyja palët që më në fund të thonë një Po”, shtoi ai gjatë një konference shtypi në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince. SHBA gjatë ditëve të ardhëshme do të japin propozime përmes ndërmjetësuesve Katarit dhe Egjipitit, me shpresë për marrëveshje.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu i hodhi poshtë vlerësimet e Blinkenit: “Ne nuk jemi pranë marrëveshjes”, theksoi ai në televizionin e SHBA-së, Fox News duke iu referuar mundësisë për një marrëveshje armëpushimi.

Baerbock: Të mos nxitet spiralja e dhunës
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi gjatë një vizite në Izrael, se vetëm strategjia ushtarake në Rripin e Gazës nuk e zgjidh konfliktin. Kjo ka treguar, se një strategji e tillë e rrezikon edhe më shumë jetën e pengjeve të mbetura atje, tha Baerbock. Duhet bërë gjithçka, që pengjet të lirohen. Ajo tha, se e kupton dilemën e sigurisë që ka Izraeli, por mund të gjenden zgjidhje për këtë. “Eshtë i nevojshëm një armëpushim”, theksoi Baerbock. Fundjavën e kaluar u gjetën të vdekur gjashtë nga pengjet e rrëmbyera.

Baerbock kritikoi hapur qendrimin e qeverisë së Izraelit në Jordanin Perëndimor. Izraeli duhet të reagojë më “fuqishëm dhe hapur kundër akteve të dhunës të kolonëve radikalë”, kërkoi Baerbock në bisedë me homologun e saj në Tel Aviv Israel Katz. “Kush sulmon njerëzit, i dëbon ata nga shtëpitë e tyre apo i vret, duhet të përgjigjet dhe të dënohet ashpër.” Izraeli duhet të heqë dorë nga projektet e shtrirjes së vendbanimeve në  Jordanin Perëndimor, këto janë “ilegale”, theksoi Baerbock./ DW

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
SHBA largohet përfundimisht nga Iraku, tërheqja do të realizohet brenda vitit 2026

SHBA largohet përfundimisht nga Iraku, tërheqja do të realizohet brenda vitit 2026

Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar

Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar

SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë

Orban: Zelensky dhe Putin të takohen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com