Policia e Dibrës ka arrestuar 28-vjeçarin Valmir Barmeta, i cili në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale A.B.
Nga hetimet e policisë, rezultoi se Barmeta, me banim në Burrel, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të dy fëmijëve të tyre.
Barmeta akuzohet për dhunë në familje.