Persona ende të paidentifikuar kanë rrahur paraditen e sotme gazetarin Elvi Fundo. Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi Zogu i Parë. Policia tha se “dy shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta dhe mjete të forta shtetasin E. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale”.
Elvi Fundo drejton portalin CityNews. Ende nuk dihen shkaqet e dhunës ndaj tij, por dyshimet e para janë për shkak të profesionit. /Opinion.al