Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzon padinë e Komunitetit Mysliman, Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave

2024/02/13 at 5:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëzon padinë e Komunitetit Mysliman, Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave të vitit 2022 dhe rrëzon ankimimin e komunitetit mysliman.


Në padi kundërshtohet metodologjia e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.

Komuniteti Mysliman Shqiptar kërkoi gjithashtu shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, si dhe të një serie vendimesh të këshillit të ministrave, që janë nxjerrë para dhe pas këtyre ndryshimeve në zbatim të këtij ligji.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datat 13.12.2023 dhe 12.01.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 18 (K) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1 dhe 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikave 2, 3/1 dhe 3/2, shkronja “c”, të shtuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 223, datë 23.03.2016 nga pika 3 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, në pjesën që shton pikën 16/7 në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”.

Gjykata Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendimet e parashtruara nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës, në përfundim të shqyrtimit të çështjes sot, më 13.02.2024, me shumicë votash dhe njëzëri për një pretendim, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Më konkretisht, Gjykata vëren se:

1)            Kërkuesi ka kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të nenit 1, pika 2, të ligjit nr. 77/2022, i cili ka ndryshuar nenin 6, pika 7, të ligjit nr. 133/2015, duke përcaktuar se për vendimet e kompensimit, të përcaktuara me vlerë dhe ende të paekzekutuara, nga periudha e njohjes së të drejtës për kompensim deri në datën e publikimit, subjektet e shpronësuara do të përfitojnë indeksimin, sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë në momentin e hyrjes së tij në fuqi, duke pretenduar se ky parashikim cenon parimin e sigurisë juridike.

Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vlerësoi se neni 6, pika 7, i ligjit nr. 133/2015 përmban dy koncepte, indeksimin sipas normës së inflacionit dhe llogaritjen e interesit bankar për vonesat në ekzekutimin e pagesës së kompensimit financiar.

Gjykata vlerëson se të dyja këto koncepte përmbushin detyrimin e shtetit për shpërblimin e drejtë. Gjykata e vlerësoi nenin e mësipërm bashkërisht me nenin 16, pika 6/1, të ligjit, i cili përcakton qartësisht se llogaritja e interesave bëhet deri në ditën e ekzekutimit të vendimit të kompensimit, pra deri në marrjen e shpërblimit.

2)            Kërkuesi ka kërkuar, gjithashtu, shfuqizimin si antikushtetues të pikës 1 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, që ka ndryshuar pikën 2 të nenit 7 të ligjit nr. 133/2015 dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, që ka shtuar edhe pikën 3 në nenin 7 të ligjit nr. 133/2015, duke pretenduar se bien ndesh me parimin e sigurisë juridike, të drejtën e pronës private dhe shpërblimin e drejtë të saj, si dhe parimin e barazisë përpara ligjit dhe të mosdiskriminimit.

Në lidhje me këto pretendime, Gjykata vëren, fillimisht, se ndryshimet e miratuara me ligjin nr. 77/2022 erdhën si rezultat i vendimmarrjes së kësaj Gjykate nr. 4, datë 15.02.2021 dhe vendimmarrjes së GJEDNJ-së në çështjen Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë të datës 17.03.2020, në vijim të të cilave ligjvënësi duhej të merrte masa për të rregulluar legjislacionin në fuqi për trajtimin e pronës me qëllim që të garantohej shpërblimi i drejtë i pronës në pragun minimal prej 10% të vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual, në rastet kur zëri kadastral i saj kishte pësuar ndryshime.

Në rastin konkret, Gjykata vlerësoi se ndryshimet e bëra nga ligjvënësi përmes dispozitave të kundërshtuara kanë marrë parasysh këto vendimmarrje dhe garantojnë shpërblimin e drejtë të pronës, sipas nenit 41 të Kushtetutës.

3)            Me të njëjtat argumente si më lart kërkuesi ka kërkuar edhe shfuqizimin si antikushtetues të nenit 2, pika 2, të ligjit nr. 77/2022, në pjesën që shton pikën 5 në nenin 7 të ligjit nr. 133/2015.

Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vlerësoi se ky parashikim ligjor jep garanci akoma më të larta, pasi garanton një shpërblim më të lartë sesa pragu minimal prej 10%, duke e ruajtur 10%-shin si standard minimal të kompensimit të përcaktuar nga GJEDNJ-ja, në çështjen Beshiri, etj. kundër Shqipërisë.

4)            Për sa i përket kërkimit në lidhje me shfuqizimin e pikës 2 të VKM-së nr. 313/2023, në pjesën që ka shtuar pikat 3/1, 3/2, shkronja “c”, kërkuesi ka pretenduar cenimin e parimit të sigurisë juridike, së drejtës për pronën private, së drejtës për shpërblim të drejtë, parimit të proporcionalitetit dhe parimit të barazisë përpara ligjit e mosdiskriminimit.

Gjykata konstatoi se pika 2 e VKM-së nr. 313/2023 ka pasqyruar me të njëjtën përmbajtje ndryshimet në formulën e përllogaritjes së kompensimit të parashikuar në ligj. Për sa kohë, kjo e fundit nuk u gjet në papajtueshmëri me Kushtetutën, Gjykata vlerësoi se edhe kjo dispozitë e VKM-së nuk bie ndesh me Kushtetutën.

5)            Për sa u përket pretendimeve në lidhje me pikën 8 të VKM-së nr. 313/2023, që ka shtuar pikën 16/7 në VKM-në nr. 223/2016, kërkuesi ka pretenduar se bie ndesh me parimin e hierarkisë së akteve.

Për sa u përket këtyre pretendimeve, sipas nenit 116 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se parashikimi i nenit 8, pika 5, të ligjit nr. 133/2015 të ndryshuar me ligjin nr. 77/2022, përmes të cilit Këshilli i Ministrave është i autorizuar të përcaktojë rregullat dhe procedurat e shpërndarjes së kompensimit, radhën e përparësisë ndërmjet formave të kompensimit, si dhe rregullat për kompensimin nëpërmjet një ose disa formave bashkërisht, përmban delegimin e nevojshëm për rregullimin e parashikuar në pikën 8 të VKM-së nr. 313/2023 në lidhje me kompensimin përmes dy formave, atij financiar dhe fizik.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe  Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.



Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar

10 Korrik, 2025 2:40 pm
Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

10 Korrik, 2025 2:28 pm
Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…
Aktualitet

Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…

10 Korrik, 2025 2:19 pm
Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në kërkim, dyshohet se është parë në Gjirokastër
Aktualitet

Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

10 Korrik, 2025 2:01 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

10 Korrik, 2025 1:55 pm
Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj
Kryesore

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

10 Korrik, 2025 1:46 pm
Para
Heqja e dinarit/ Serbët në veri të Kosovës shpërndajnë fletushka ku bëhet thirrje për rezistencë, Policia nis hetimet

Heqja e dinarit/ Serbët në veri të Kosovës shpërndajnë fletushka ku bëhet thirrje për rezistencë, Policia nis hetimet

SPAK çoi për gjykim dosjen e tij/ Mjeku Edvin Prifti: Akuza arbitrare me synim dënimin tim të padrejtë!

SPAK çoi për gjykim dosjen e tij/ Mjeku Edvin Prifti: Akuza arbitrare me synim dënimin tim të padrejtë!

A do edhe ti më shumë?

A do edhe ti më shumë?
















TE FUNDIT

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
10 Korrik, 2025

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë. Uniformat...

Lexo më shumë

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
10 Korrik, 2025

Qeveria shqiptare ka mirëpritur miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për progresin e Shqipërisë gjatë viteve 2023-2024. Përmes një reagimi...

Lexo më shumë

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
10 Korrik, 2025

Qeveria ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali, i cili humbi jetën pak ditë më parë ndërsa u shpëtonte...

Lexo më shumë

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
10 Korrik, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, vizitoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com