Bredhi i Krishtlindjeve është rrëzuar si pasojë e erës së fortë që ka përfshirë qytetin e Ersekës pasditen e sotme.
Mësohet se në momentin e rrëzimit të bredhit, nuk ka pasur persona pranë tij, pasi në ditë të zakonshme përreth bredhit shumë qytetarë bëjnë foto për të treguar atmosferën e festave.
Ndërkohë, ekipet e bashkisë së Ersekës kanë punuar për rivendosjen e bredhit në vendin e tij./ Opinion.al