Të paktën 17 persona humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në gadishullin e Kamchatka të Rusisë.
Gjurmët e helikopterit në bordin e të cilit ishin 22 persona së bashku me 3 pjesëtarët ekuipazhit të zhdukur të shtunën u gjetën këtë të diel. Sipas mediave ruse shumica e personave në bord ishin turistë.
Kjo zonë e gadishullit njihet si një destinacion popullor turistik, i famshëm për peizazhet e pasura dhe vullkanet aktive.