Një helikopter që mbante katër anëtarë të policisë paraushtarake të Francës, u rrëzua në një zonë malore në jugperëndim të Francës.
AFP njofton se një person u vra. Një burim fillimisht kishte thënë se katër persona janë vrarë në këtë aksident, mirëpo më pas u rishikua rasti dhe doli që të paktën një person vdiq nga ky aksident.