Ish-ministri kanadez i Transportit, si dhe një analist i njohur Jean Lapierre, ka ndërruar jetë së bashku me gjashtë persona të tjerë në një aksident ajror në afërsi të aeroportit të ishujve Maddalena.
Lajmi është raportuar dhe konfirmuar nga policia e provincës së Kebekut.
“Të tronditur nga vdekja e papritur e Jean Lapierre,” shkroi në Twitter kreu aktual i Qeverisë së Kanadasë, Justin Trudeau.
“Një humbje e madhe për botën e politikës,” shtoi ai.
Lapierre ishte ministër gjatë qeverisjes së Paul Martin në vitet 2003-2006.
Marrë nga BBC