Një avion është rrëzuar gjatë fluturimit në Umbria të Italisë, duke u përplasur ditën e sotme me një fabrikë produktesh mjekësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën komunale të Castel Ritaldi, në zonën e Mercatello.
Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, ku njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.
Ndërkohë zjarrfikësit punuan për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e vendit të aksidentit.
Ende nuk dihen shkaqet se pse avioni humbi kontrollin dhe u rrëzua.
Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.