Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

2025/06/21 at 1:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

Ekspertët thonë se sulmet e deritashme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit paraqesin vetëm rreziqe të kufizuara kontaminimi.


Por, ata paralajmërojnë se çdo sulm ndaj centralit bërthamor në Bushehr, mund të shkaktojë katastrofë bërthamore.

Izraeli thotë se synon t’i shkatërrojë kapacitetet bërthamore të Iranit me operacionet e tij ushtarake, por se dëshiron të shmangë një katastrofë bërthamore në rajonin ku jetojnë miliona njerëz dhe prodhohet pjesa më e madhe e naftës në botë.

Frika nga një katastrofë e tillë u përhap në Gjirin Persik të enjten, kur ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur një vend në Bushehr, në bregun e Gjirit – ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor i Iranit – por më pas sqaroi se ky njoftim ishte gabim.

Ku ka sulmuar Izraeli deri më tash?
Izraeli njoftoi se ka sulmuar lokacione bërthamore në Natanz, Isfahan, Arak dhe Teheran.

Izraeli thotë se synon ta pengojë Iranin nga krijimi i bombës bërthamore, por Irani mohon se bën përpjekje të tilla.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) raportoi se ka pasur dëmtime në fabrikën e pasurimit të uraniumit në Natanz, në kompleksin bërthamor në Isfahan, përfshirë edhe Fabrikën e Konvertimit të Uraniumit, dhe në objektet për prodhimin e centrifugave në Karaj dhe Teheran.

Izraeli e sulmoi edhe Arakun, i njohur edhe si Khondab.

IAEA tha se sulmet ushtarake izraelite goditën edhe Reaktorin e Ujit të Rëndë – Khondab, i cili ishte ende në ndërtim dhe nuk kishte filluar të funksiononte, dhe dëmtuan fabrikën pranë që prodhon ujë të rëndë.

IAEA theksoi se reaktori nuk ishte operativ dhe nuk përmbante material bërthamor, ndaj nuk kishte as efekte radiologjike.

Në përditësimin e vlerësimit të saj të premten, IAEA tha se ndërtesat kryesore në këtë lokacion janë dëmtuar.

Reaktorët me ujë të rëndë mund të përdoren për prodhimin e plutonit, i cili, ashtu sikurse uraniumi i pasuruar, mund të përdoret për krijimin e bombës bërthamore.

Çfarë rreziqesh sjellin këto sulme?
Peter Bryant, profesor në Universitetin e Liverpulit në Angli, i specializuar në shkencën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe politikën e energjisë bërthamore, thotë se, tash për tash, nuk është shumë i shqetësuar për rreziqet e pasojave nga sulmet.

Ai thekson se objekti në Arak nuk ishte funksional, ndërsa ai në Natanz ishte nëntokësor dhe nuk u raportua për ndonjë rrezatim.

“Çështja është te kontrollimi i asaj që ndodh brenda atij objekti, por objektet bërthamore janë të projektuara për gjëra të tilla”, thotë ai.

“Uraniumi është i rrezikshëm vetëm nëse thithet fizikisht, gëlltitet ose futet në trup, në pasurime të ulëta”, shpjegon Bryant.

Darya Dolzikova, hulumtuese e lartë në Institutin Kërkimor, RUSI, në Londër, thotë se sulmet ndaj objekteve në fazat fillestare të ciklit të karburantit bërthamor – faza kur ura­niumi përgatitet për përdorim në reaktor – paraqesin kryesisht rreziqe kimike, jo radiologjike.

Në objektet e pasurimit të uraniumit, shqetësim është UF6, ose heksafluoridi i uraniumit.

“Kur UF6 bashkëvepron me avujt e ujit në ajër, ai prodhon kimikate të dëmshme”, thotë Dolzikova.

Shkalla në të cilën shpërndahet materiali, varet nga disa faktorë, përfshirë motin, sipas saj.

“Në erëra të dobëta, shumica e materialit pritet të depozitohet pranë objektit; ndërsa në erëra të forta, materiali përhapet më larg, por gjithashtu shpërndahet në një zonë më të gjerë”, thotë ajo.

Rreziku i përhapjes është më i ulët nga objektet nëntokësore.

Simon Bennett, i cili udhëheq njësinë për sigurinë dhe mbrojtjen civile në Universitetin Leicester në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se rreziqet për mjedisin janë minimale nëse Izraeli godet objekte nëntokësore, sepse në atë rast “materiali bërthamor do të varroset nën mijëra tonë betoni, dheu dhe shkëmbi”.

Çka ndodh me reaktorët bërthamorë?
Rreziku më i madh do të vinte nga një sulm ndaj reaktorit bërthamor të Iranit në Bushehr.

Richard Wakeford, profesor nderi i epidemiologjisë në Universitetin e Mançesterit, thotë se sulmet ndaj objekteve ku pasurohet uraniumi, shkaktojnë kryesisht probleme kimike në zonat përreth, por nëse dëmtohen rëndë reaktorët e mëdhenj bërthamorë, situata është shumë më serioze.

Në atë rast, sipas tij, do të liroheshin elemente radioaktive – ose përmes një shtrese materiali të avullueshëm në ajër, ose drejtpërdrejt në det.

James Acton, bashkudhëheqës i Programit për Politikën Bërthamore në Institutin Carnegie, thotë se sulmi në Bushehr “mund të shkaktojë një katastrofë absolute radiologjike”, ndërsa sulmet ndaj objekteve të pasurimit të uraniumit, “është e pamundur të shkaktojnë pasoja të mëdha jashtë vendit”.

Ai shpjegon se uraniumi, para se të futet në reaktor bërthamor, ka një nivel shumë të ulët rrezatimi.

“Forma kimike e heksafluoridit të uraniumit është toksike… por, në fakt, nuk ka tendencë të udhëtojë në distanca të mëdha dhe është pak radioaktive. Deri më tani, pasojat radiologjike të sulmeve të Izraelit kanë qenë praktikisht zero”, thotë Acton, duke shprehur edhe kundërshtimin e tij ndaj fushatës së Izraelit.

Bennett thotë se do të ishte “marrëzi” për izraelitët që të sulmonin Bushehrin, sepse mund të shpojnë reaktorin dhe, në këtë mënyrë, materiali radioaktiv të lirohet në atmosferë.

Pse shtetet e Gjirit janë më të shqetësuara?
Për shtetet e Gjirit, çdo sulm ndaj Bushehrit mund të shkaktojë ndotje të ujërave të Gjirit dhe, në këtë mënyrë, të kërcënojë furnizimin e tyre me ujë të pijshëm të pastër.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, uji i kripëzuar nga deti përbën më shumë se 80% të ujit të pijshëm, ndërsa Bahrejni u bë plotësisht i varur nga ky ujë i kripëzuar në vitin 2016.

Katari është, po ashtu, 100% i varur nga uji i kripëzuar.

Në Arabinë Saudite – një vend shumë më i madh, me rezervat më të mëdha të ujit nëntokësor – rreth 50% e furnizimit me ujë vjen nga uji i kripëzuar, sipas Autoritetit të Përgjithshëm të Statistikave për vitin 2023.

Disa vende të Gjirit, si Arabia Saudite, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë dalje në më shumë se një det për furnizim me ujë, ndërsa vende të tjera, si Katari, Bahrejni dhe Kuvajti, janë të përqendruara vetëm në bregun e Gjirit – pa qasje në ndonjë vijë tjetër bregdetare.

“Nëse një fatkeqësi natyrore, rrjedhje nafte apo edhe një sulm i qëllimshëm do të dëmtonte një uzinë për përpunimin e ujit të detit, qindra mijëra njerëz do të humbnin qasjen në ujë të pijshëm – thuajse menjëherë”, thotë Nidal Hilal, profesor i inxhinierisë dhe drejtor i Qendrës për Kërkime mbi Ujin në Universitetin e Nju Jorkut, Abu Dabi.

“Uzinat bregdetare për përpunimin e ujit të detit janë veçanërisht të ndjeshme ndaj rreziqeve rajonale, si rrjedhjet e naftës dhe mundësia e kontaminimit bërthamor”, thotë Hilal./REL



Ju sugjerojmë

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën
Kronikë

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën

28 Shtator, 2025 2:13 pm
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Plagosja në Kombinat, arrestohet edhe i plagosuri për dhunë ndaj bashkëshortes

28 Shtator, 2025 1:37 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

28 Shtator, 2025 1:12 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Politikë

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

28 Shtator, 2025 11:56 am
Para
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
















TE FUNDIT

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
28 Shtator, 2025

Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guardia di Finanza,...

Lexo më shumë

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
28 Shtator, 2025

Çdo tentativë agresioni kundër Rusisë do të ketë një përgjigje adekuate. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm rus,...

Lexo më shumë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
28 Shtator, 2025

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi la reaguar për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi...

Lexo më shumë

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
28 Shtator, 2025

Pas takimeve të shtunën me krerët e partive aleate Fatmir Mediu (PR) dhe Agron Duka (PAA), këtë diel PD është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com