Kanë nisur në mesditë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, homazhet në nder të dy pilotëve Donald Hoxha dhe Florian Deliaj.
Të pranishëm, përveç familjarëve dhe të afërmve janë edhe shumë oficerë të Forcave të Armatosura, disa prej të cilëve kolegë të të ndjerëve.
Kapitet Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha humbën jetën një ditë më parë pasi helikopteri me të cilin po kryenin një seancë stërvitore u rrëzua në Liqenin e Shkodrës.
Në këtë aksident mbeti i plagosur edhe ushtari profesionist Gerald Baramuça.