Kapiteni që humbi jetën dje pas rrëzimit të helikopterit, Floran Deliaj, la pas 3 fëmijë jetimë. Ai lindi më 01.10.1973 në Radomirë të Dibrës. Mësohet se ai ka kryer studimet në akademinë ushtarake “Skënderbej” dhe është diplomuar në vitin 1996 në specialitetin “oficer aviacioni”.
Nga viti 2004 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme në repartin e Farkës, si pilot ekuipazhi i parë në “BO 105” dhe komandant ekuipazhi SAR.
Kapiten Deliaj ka kryer kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, që tani do rriten me kujtimet e babait të tyre, rënë në krye te detyrës.