Floran Delia është piloti i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e rëndë ajror të ndodhur në fshatin Grizhë të Shkodrës. Siç shikohet edhe nga fotot e sigurura nga Opinion.al, Delia, ka mbuluar detyrën e Kapitenit të Parë. Ai ishte i martuar, baba i dy fëmijëve dhe ishte me origjinë nga Radomira e Dibrës. Gjithashtu i vdekur ka mbetur edhe toger Donald Hoxha. Helikopteri ES 145 u rrëzua në liqenin e Shkodrës me tre persona të ekuipazhit në bord. Janë ende të pazbardhura shkaqet e aksidentit.