Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikuar mbytjen paraditen e së premtes në plazhin e Shëngjinit.
Rasti është regjistruar në qendër të plazhit, ndërsa pushueset janë arritur të nxirren nga vrojtuesi i plazhit dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.
Sipas informacioneve, dy pushueset ndodhen jashtë rrezikut për jetën.