Një peshkarexhë me 4 persona rrezikoi mbytjen në afërsi të Llamanit. Peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton kishte kërkuar ndihmë dhe anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes. Peshkarexha me probleme në motorr u ankorua në bazën e Porto Palermos, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.