Një person ka rrezikur të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë.
Sipas Klan News raportohet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të vrojtuesve të plazhit, personi rreth 40 vjeç ka arritur të nxirret me shenja jete në breg.
Më pas është njoftuar autoambulanca dhe pushuesi është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ndërkohë nuk dihet ende nëse personi në fjalë e ka kaluar rrezikun për jetën.