Një automjet që lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme në Rrugën e Kombit është filmuar nga një kamera amatore, ndërsa videoja është publikuar nga TV Klan. Videoja tregon një veturë e cila ecën në korsinë e gabuar dhe është realizuar në afërsi të tunelit të Thirrës. Për fat të mirë, makina nuk është përballur me ndonjë mjet tjetër në ardhje, sepse përballja do të kishte rezultuar fatale.