Rrethrrotullimi në Sauk është shnderruar në stacion autobusi, ndonëse Kodi Rrugor përcakton qartë se nuk lejohet qëndrimi jo vetëm i autobusëve por i cdo mjeti në një kryqëzim të tillë. ABC News e ka pasqyruar vazhdimisht këtë problem që ka nisur që në vitin 2013.
Rrethrrotullimi që nisi të ndërtohej rreth 3 vjet më parë, paralëjmëroi zhvendosjen e stacionit të autobusit sepse rregullat e qarkullimit rrugor e ndalojnë qëndrimin e çdo mjeti në një kryqëzim të tillë.
Por pasagjerët pa leje drejtimi për automjetet nuk kanë nga ta dinë se po shkelet Kodi Rrugor. Madje për ta problemi kryesor është rritja e çmimit të biletës.
Edhe kur aksidentet në këtë aks përfundonin me humbje jete njerëzish, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ndonëse dita e parë e vitit hyri me një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori, Policia Rrugore është e pranishme në rrugët ku vjelin gjoba të majme.