PD po zhvillon një protestë këtë të diel në portin e Durrësit. Protesta është thirrur për mbërritjen e rreth 200 tonë mbetjeve të rrezikshme që më herët janë larguar nga porti i Durrësit.
Megjithatë ato pritet të rikthehen sërish në vendin e origjinës duke nxitur reagimin e opozitës dhe qytetarëve durrsakë.
Protestuesit bllokuan dy anët e rrugës sa i përket hyrjes në port deri në përfundimin e tubimit. Ambientalistët pohojnë se mbërritja e mbetjeve në Durrës përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Protestuesit kërkojnë që anija të mos ankorohet në portin e Durrësit dhe mbetjet të mos vijnë në Shqipëri pasi nuk i disponojmë landfillet për asgjësimin e tyre.
Nga ana e autoriteteve nuk ka pasur një reagim zyrtar se kur do mbërrijnë anijet në Shqipëri.