Ka zgjatur 1 orë e 30 minuta protesta e opozitës Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkuan edhe sot dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Mësohet se protesta e radhës është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.
Protesta e sotme u shoqërua me tensione, ku protestuesit e opozitës dogjën gomat, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.
Gjithashtu një efektiv i policisë mbeti i plagosur pasi u qëllua me sende të forta nga protestuesit.