Reshjet e dëndura të shiut që nisën mbrëmjen e djeshme, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në Llogara. Aksi Orikum – Llogara është bllokuar si pasojë e një masivi dheu. Kalimi i automjeteve në rrugë, po bëhet me vështirësi në afërsi të fshatit Dukat.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të normalizuar situatën.