Prokurorja e Korçës Vasjana Apostoli ka lëshuar këtë të martë urdhër-arrest për të renë Kejsi Spaillari, e cila akuzohet për vrasje në bashkëpunim të partnerit të saj Antonio Karafili më 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës.
Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur nga emisioni “Stop”, pavarësisht manipulimeve që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht. Në fund të Tetorit 2020, emisioni “Stop” transmetoi rastin e servirur si vetëvarje e të riut Antonio Karafili. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.