Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrënqethëse/ Nëna e Marvi Mihalit: Lajmin për vrasjen e djalit e dëgjuam në radio, na ra të fikët…

2017/08/03 at 11:12 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prindërit e Marvi Mihalit fitojnë betejën e parë me drejtësinë: Ata që i vranë djalin mbeten në “arrest me burg”

“Pavllo, mos u mërzit. Pas Marvit, do ikim edhe ne. Nuk e duam më jetën. Do biem rehat. M’i gjeni, m’i gjeni një kostum djalit, se do e bëj dhëndër. Është 1.86 i gjatë. I blemë dhe makinë kur përfundoi studimet dhe nuk e gëzoi. Marvi, Marvi, bir…”. Fjalët e Mira Mihalit rrëqethën të madh e të vogël. Të afërm, miq dhe të njohur shpërthyen në lot. Askush nuk do ta besojë vdekjen tragjike të 22-vjeçarit, i cili u masakrua me thika mbrëmjen e së hënës pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.


Dje, në banesën njëkatëshe të rekordmenit shqiptar Pavllo Mihali, që ndodhet në rrugën “Riza Cerova”, hynin e dilnin pareshtur njerëz që e ngushëllonin për humbjen e djalit të vetëm. Aty ndalëm hapin edhe ne. Por, nuk mundëm të nxirrnim një fjalë. Ishte e pamundur; të gjithë ishin të tronditur nga vrasja makabre e studentit të Drejtësisë. Pastaj, fliste krejt përçart nëna e 22-vjeçarit, mësuese e Anglishtes në Liceun Artistik. Mira Mihali, tregoi për “Gazetën Shqiptare” bisedën e fundit me të birin, vetëm 30 minuta para se disa gangsterë t’ia merrnin jetën djalit të saj për një karikues telefoni. Ajo tha se ishin me pushime në Sarandë, kur e telefonuan se Marvi ishte aksidentuar…

Dje, rreth orës 11:00, qindra vetë përcollën për në banesën e fundit Marvi Mihalin. Teksa po i jepnin lamtumirën të riut, fqinjët e familjes Mihali pohuan se Marvi ishte djalë i urtë dhe shumë i sjellshëm. “Ai ishte shumë i dashur dhe kur flisnim me të, thoshte gjithnjë: Ju lutem, faleminderit. Nuk duam ta besojmë atë që ndodhi”, thanë fqinjët e 22-vjeçarit.

NËNA E MARVI MIHALIT

“Unë dhe bashkëshorti ishim me pushime në Sarandë. Rreth orës 22:00 të së hënës e mora Marvin në telefon. E pyeta: ‘Marvi, ku je?’. Ai më tha se ‘jam në lokal duke pirë kafe’. I thashë: ‘Është vonë, të keqen mami, kthehu në shtëpi’. Ndërsa, djali më tha: ‘Të lutem, mami, mos më trajto si fëmijë’. ‘Mirë, të keqen mami. Më fal’. Kjo ishte biseda e fundit me tim bir”, – tha Mira Mihali. Vetëm pak minuta më pas, një telefonatë u ka ngrirë gjakun bashkëshortëve Mihali. “Marvi është aksidentuar”! Menjëherë prindërit e 22-vjeçarit janë nisur në Tiranë, por rrugës, në Tepelenë ata kanë mësuar lajmin e kobshëm për vrasjen e të birit.

“Po udhëtonim drejt Tiranës me tim shoq, kur në Tepelenë dëgjuam në radio lajmin për vrasjen e djalit. Ishte e pamundur të vazhdonim më rrugën pasi na ra të fikët. Erdhi vëllai im nga Tirana dhe na mori në Tepelenë”, – tha nëna e viktimës, ndërsa shpërtheu në lot. Përmes ngashërimeve, ajo tregoi edhe për dhuratën që i kishin bërë Marvit, pasi këtë vit kishte mbaruar Bachelor-in në universitetin “Luarasi”. “I blemë djalit një makinë, por nuk e gëzoi”.

HETIMET

Pas vrasjes së Marvi Mhalit, policia ka marrë në pyetje 4 të rinjtë, të cilët u arrestuan të martën. Ata janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22-vjeçarin. Mësohet se fillimisht viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme. Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar. Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë në zemër. Si pasojë Marvi Mihali ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi i është dëmtuar aorta./GSH.al



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Lypëses i zbulohet e vërteta shokuese pas vdekjes, miliona dhe flori në shtëpinë e saj

Kosovë, mblidhet Parlamenti i ri, të gjithë deputetët të pranishëm

Lypëses i zbulohet e vërteta shokuese pas vdekjes, miliona dhe flori në shtëpinë e saj

Lypëses i zbulohet e vërteta shokuese pas vdekjes, miliona dhe flori në shtëpinë e saj

25 vatra në gjithë vendin, përkeqësohet situata e zjarreve

25 vatra në gjithë vendin, përkeqësohet situata e zjarreve
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com