Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëmbimi i Jan Prengës, publikohen pamje të reja. Dëshmia e vëllait të tij

2020/02/12 at 2:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëmbimi i Jan Prengës, publikohen pamje të reja. Dëshmia e vëllait të tij

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar pamje të reja, nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, ku shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjecarit dhe përpiqen të fshijnë gjurmët e krimit.


Siç shihet në foto, pengmarrësit fillimisht janë të maskuar. Pasi mbërrijnë në garazhin e resortit, me automjetin luksoz Range Rover, me të cilin rrëmbyen Prengën, e nxjerrin trupin e pajetë të tij dhe e fusin në një furgon të bardhë te mbyllur.

Pamjet e fiksuara nga kamerat në bodrum, i dhanë mundësinë grupit të hetimit të të identifikojë dhe më pas të 5 prej të dyshuarve, tyre, si dhe të shpallë në kërkim disa të tjerë, ndërsa Ardian Doçaj u vetëdorëzua. Përmes pamjeve filmike, Policia e Tiranës arriti në konkluzionin se Jan Prenga është vrarë dhe dyshimet janë se trupi i pajetë i tij është groposur në rrethinat e Shijakut, edhe pse kërkimet e deritanishme për gjetjen e kufomës nuk kanë dhënë rezultat.

Ndërkohë në media është publikuar edhe dëshmia e vëllait të Jan Prengës.

Anton (Artan) Prenga: Unë banoj në shtetin e Anglisë së bashku me familjen time. Në shtetin e Anglisë kam një kompani ndërtimi me të cilën punoj. Gjithashtu në shtetin e Anglisë, unë kam edhe vëllezërit e mi të cilët quhen Astrit Prenga, Leka Prenga dhe Ndrek Prenga. Ndërsa në shtetin Shqiptar unë kam dy prindërit e mi si dhe vëllanë tim të quajtur Jan Prenga, i cili është me banim në Kamëz me familjen e tij.
Unë në datën 17 janar 2020 rreth orës 13:30 deri në 14:30, kam qenë në punë në Londër dhe jam telefonuar nga bashkëshortja e vëllait tim Jan Prenga, e cila quhet M.Prenga, por unë nuk ia kam hap telefonin, pasi nuk e kam dëgjuar sepse kam qenë duke punuar. Më pas më ka telefonuar bashkëshortja ime e quajtur E.Prenga, e cila më ka treguar se kishte fol në telefon me nusen e vëllait tim, si dhe me babain tim, të cilët i kanë treguar se ishte rrëmbyer vëllai im i quajtur Jan Prenga, i cili më parë ka pasur emrin “Dod”, por e ka ndërruar kur ka emigruar në shtetin Grek.

(…)Duke qenë se unë dhe vëllai që jeton në Shqipëri Jan Prenga nuk kemi asnjë problem me asnjë person, unë kam kontaktuar vëllain tim Astrit Prenga, të cilit i kam thënë eja më tako dhe më trego se cila është arsyeja e rrëmbimit të vëllait tonë Jan Prenga. Astriti pas dy orësh ka ardhur më ka takuar së bashku me një shokun e vetë të quajtur Gëzim Shullani, të cilin e kemi mik shtëpie. Jemi ulur në një kafe afër shtëpisë sime dhe aty i kam pyetur edhe Astritin edhe Gëzimin se çfarë kishin bërë që kishte ndodhur rrëmbimi i vëllait Jan Prenga në Shqipëri.

‘’Astriti së bashku me Gëzimin më kanë treguar se:”…ata kishin grabitur një kontenier me lëndë narkotike të llojit Kokainë, përpara 2 apo 3 javësh dhe se kjo ishte arsyeja e rrëmbimit të Janit…”. Unë i kam kërkuar shpjegime se si kishte ndodhur kjo vjedhje dhe ata më treguan se: ”…një shtetas Angles dhe një shtetas Iranian, iu kishin kërkuar Astritit dhe Gëzimit të nxirrnin një kontenier nga Porti i “Smuuth”-it, ku ata më kanë treguar se kontinjeri ishte I ngarkuar me banane, por aty gjithashtu kishte të fshehur edhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë…”.

‘’Astriti më ka treguar se kishte bashkëpunuar për të nxjerrë kontenjerin nga porti me një shtetas Rumun si dhe me një shtetas Shqiptar me emrin “Xhulian”, i cili është shok i Gëzimit dhe Astritit. Xhuliani mesa më kanë treguar është nga zona e Bajzës në Shkodër. Pasi ata kanë nxjerrë kontinjerin nga porti, më kanë treguar se kontenjierin e kishin çuar në një vend të sigurt dhe kishin grabitur sasinë e lëndës narkotike.

Astriti me Gëzimin më kanë treguar se në kontenier kishte një sasi prej 260 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë. Pasi e morën kokainën nga kontinjeri ata e kishin ndarë se si unë nuk e di, por di që një pjesë e kishte marrë vëllai im Astriti, një pjesë Gëzimi, një pjesë Xhuliani dhe një pjesë shtetasi rumun. Unë nuk e di se nga sa kilogram ata kanë marë secili. Astriti së bashku me Gëzimin e kishin fshehur diku pjesën e tyre dhe nga kjo sasi ata kishin shitur një pjesë, por unë se di saktë se sa kg. Rreth një javë pasi ata kishin grabitur sasinë e lëndës narkotike nga kontinjeri, Gëzimi më ka treguar se ishte kontaktuar me telefon nga shtetasi Gentian Doçi, i cili është nga Dukagjini i Shkodrës. Gentjan Doçi, i kishte thënë Gëzimit të kthenin lëndën narkotike mbrapa pasi lënda ishte e tij, por Gëzimi i ka pohuar se nuk e njihte dhe nuk kishin punuar asnjëherë bashkë.

‘’Pas dy apo tre ditësh Gentjan Doçi ka telefonuar vëllain tim të quajtur Ndrek Prenga, të cilin pasi i është prezantuar që jam Gentjan Doçi nga Shkodra, i cili i ka kërkuar duke e porositur “…mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës, pasi janë gjerat e mia dhe duhet të mi ktheni mbrapsht…”. Ndreka i ka thënë se unë jam në burg dhe do të flas me Astritin dhe Gëzim Shullanin, do sqaroj gjerat dhe më pas do kontaktojmë sërisht.

Pas disa ditësh vëllain tim Ndrek Prenga e ka marë në telefon një shtetas i cili është prezantuar me emrin Gramozi nga Vlora, ku i ka thënë Ndrekës “…mos bëni gabim të luani gjerat që nënkuptonte mallin, pasi janë gjerat tona…”. Dua të shpjegoj se Ndreka ka pasur në burgun ku ndodhet një telefon celular me të cilin ka filluar të komunikojë me personin nga Vlora që quhej Gramoz.

Ky person, Gramozi, i ka treguar Ndrekës së ndodhej në burg në Ekuador. Gramozi gjithashtu i ka thënë se sasia prej 260 kg ishte e tij dhe disa personave të tjerë. Gjatë kësaj kohe Astriti dhe Gëzimi janë munduar të kontaktojnë me shtetasin Gentjan Doçi, por ata nuk kanë mundur të komunikojnë sërisht. (Rëfimin e plotë të vëllait të Jan Prengës e gjeni KETU)/ Opinion.al 



Ju sugjerojmë

Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
Aktualitet

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

11 Maj, 2025 9:47 am
Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
Aktualitet

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

11 Maj, 2025 9:41 am
Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci
Aktualitet

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

11 Maj, 2025 9:27 am
Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
Aktualitet

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

11 Maj, 2025 9:15 am
OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
Aktualitet

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

11 Maj, 2025 9:07 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

11 Maj, 2025 9:02 am
Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
Aktualitet

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

11 Maj, 2025 8:52 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
Aktualitet

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

11 Maj, 2025 8:30 am
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

Shqipëria voton/Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë!

11 Maj, 2025 8:23 am
Para
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia jep detajet

Pamjet e Prengës/ Hap pas hapi, çfarë ndodhi në bodrumin e resortit Golden

Pamjet e Prengës/ Hap pas hapi, çfarë ndodhi në bodrumin e resortit Golden

Beqaria priftërore në Kishën katolike, çfarë vendosi Papa Françesku

Beqaria priftërore në Kishën katolike, çfarë vendosi Papa Françesku
















TE FUNDIT

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
11 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në një postim të shkurtër në Facebook ditën e zgjedhjeve. “Mirëmëngjes njisha,...

Lexo më shumë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
11 Maj, 2025

Qyteti i Korçës do të dërgojë në parlament 10 mandate përmes votës së qytetarëve. Gazetarja Daniela Zisi raporton se thuajse...

Lexo më shumë

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci
11 Maj, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji votoi sot në ambientet e burgut të Fierit. Pasi votoi Salianji dha një prononcim për...

Lexo më shumë

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
11 Maj, 2025

Dy persona në Mirditë janë vënë në pranga pasi i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se drejtuesi dhe pasagjeri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com