Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëmbimi i anijes shqiptare/ Flet egjiptiani: Ja ku e hodha marinarin tuaj

2016/07/17 at 10:11 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëmbimi i anijes shqiptare/ Flet egjiptiani: Ja ku e hodha marinarin tuaj

Mbajti për disa ditë peng anijen “Çelepia 2” dhe ekuipazhin e saj, Adel Mohamed Salam rezulton të mos ketë probleme me drejtësinë egjiptiane.
Kur të gjithë prisnin që ai të merrte dënimin e merituar për rrëmbimin e anijes dhe zhdukjen e kapitenit të saj, Dhimitër Malaj, marinari egjiptian që mori përsipër rrëmbimin ka habitur të gjithë, ku përmes një komunikimi me të birin e kapitenit Damian Malaj rezulton të jetë i lirë dhe vazhdon jetën normale në Aleksandri të Egjiptit.

Gazeta “Panorama” disponon SMS-të reciproke dhe komunikimin audio përmes telefonit mes Salam dhe Damian Malajt, (djali i kapitenit).
Bazuar nga komunikimi në telefon dhe SMS-të, Salam rezulton të jetë lënë i lirë nga autoritetet egjiptiane, të cilat pak ditë më parë njoftuan Ministrinë e Jashtme shqiptare për arrestimin e rrëmbyesit të anijes “Çelepia 2”, si dhe gjetjen brenda mjetit lundrues në gjendje optimale shëndetësore marinarin Luan Mema.

Përmes SMS-ve dhe gjatë komunikimit në telefon, Salam i thotë djalit të kapitenit se e ka liruar në afërsi të Kretës në Greqi, teksa kthehej për në Egjipt dhe prej asaj ditë nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur me të. Salam betohet se nuk e ka vrarë kapitenin e anijes, por e ka zbritur në ishullin e Kretës, me qëllim të kthehej në shtëpi.

“Betohem se nuk i kam bërë asgjë të keqe Mitit. Nuk kam vrarë njeri. Nuk e di ku ndodhet Miti (Dhimitër Malaj). Unë u hodha ilaç gjumi dhe kur u zgjuan, u thashë se do ta çoja anijen në Egjipt. Miti nuk donte dhe unë i thashë të kthehej, të zbriste në vendin më të përshtatshëm.
E zbrita në Kretë, e hodha rreth 150- 200 metra larg bregut, pasi nuk donte të vinte me mua në Egjipt. Që prej atij momenti nuk kam pasur asnjë kontakt me Mitin. Luani është këtu në ambasadë dhe do të kthehet shpejt”, shkruan ndër të tjera me mesazhe në “ËhatsApp” egjiptiani Salam, i cili çuditërisht ndodhet i lirë.

Damiani, djali i kapitenit të zhdukur, thotë se deri tani babai nuk i ka kontaktuar asnjëherë, ndërsa në Policinë e Durrësit i kanë thënë se po punon Interpoli për kërkimin e Dhimitër Malajt.

Ndërkaq, autoritetet egjiptiane ende nuk kanë vendosur kthimin në Shqipëri të marinarit Luan Mema, për shkak se dyshojnë për bashkëpunim me pengmarrësin e anijes “Çelepia 2”. Anija “Çelepia 2” u mor peng rreth një muaj më parë nga egjiptiani Adel Mohamed Salam. Në bordin e anijes ndodheshin kapiteni Dhimitër Malaj dhe motoristi Luan Mema.

Salam u arrestua në Egjipt, por më pas u la i lirë, ndërsa policia liroi edhe pengun Luan Mema, i cili po mbahet në rrethana të paqarta në Egjipt. Ndërkohë, ende s’ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e Dhimitër Malajt.
Familjarët e këtij të fundit e konsiderojnë të humbur betejën për ta parë të gjallë kapitenin e anijes dhe familjes së tyre, ndërsa theksojnë se më tepër se zhdukja e kryefamiljarit po i vret heshtja e autoriteteve shqiptare në lidhje me këtë ngjarje, pasi janë treguar shumë indiferente. /Panorama/

Ju sugjerojmë

“Irena Gjoka është…”/Berisha para SPAK: Altin Dumani, anëtar i organizatës Troplini
Aktualitet

“Irena Gjoka është…”/Berisha para SPAK: Altin Dumani, anëtar i organizatës Troplini

21 Korrik, 2025 10:52 am
Devolli në zjarr/ Flakët përparojnë drejt kufirit me Greqinë, situata në alarm
Aktualitet

Devolli në zjarr/ Flakët përparojnë drejt kufirit me Greqinë, situata në alarm

21 Korrik, 2025 10:39 am
Seanca për “Partizanin”, Berisha mbërrin në SPAK
Aktualitet

Seanca për “Partizanin”, Berisha mbërrin në SPAK

21 Korrik, 2025 10:34 am
Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane
Bota

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane

21 Korrik, 2025 10:30 am
Rama: Do rishikojmë ligjin e arsimit të lartë, t’u japim të rinjve një ofertë…
Aktualitet

Rama: Do rishikojmë ligjin e arsimit të lartë, t’u japim të rinjve një ofertë…

21 Korrik, 2025 10:30 am
Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës
Bota

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

21 Korrik, 2025 10:16 am
Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?
Bota

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

21 Korrik, 2025 10:14 am
Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
Aktualitet

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve

21 Korrik, 2025 10:03 am
‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..
Aktualitet

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

21 Korrik, 2025 9:45 am
‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme
Aktualitet

‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme

21 Korrik, 2025 9:32 am
Para
Historia e Erdoganit/ Nga një djalë i varfër që shiste simite në President

Historia e Erdoganit/ Nga një djalë i varfër që shiste simite në President

Flet Blerim Destani, ja e vërteta e lidhjes sime me Bebe Rexhan

Flet Blerim Destani, ja e vërteta e lidhjes sime me Bebe Rexhan

Profil/ Lucky Luciano, jeta dhe bëmat e krijuesit të Cosa Nostras moderne

Profil/ Lucky Luciano, jeta dhe bëmat e krijuesit të Cosa Nostras moderne

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Irena Gjoka është…”/Berisha para SPAK: Altin Dumani, anëtar i organizatës Troplini

“Irena Gjoka është…”/Berisha para SPAK: Altin Dumani, anëtar i organizatës Troplini
21 Korrik, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, nga ku hodhi sërish akuza ndaj kreut të këtij institucioni...

Lexo më shumë

Devolli në zjarr/ Flakët përparojnë drejt kufirit me Greqinë, situata në alarm

Devolli në zjarr/ Flakët përparojnë drejt kufirit me Greqinë, situata në alarm
21 Korrik, 2025

Vijon zjarri i përmasave të mëdha në Devoll. Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, fillimisht zjarri ka nisur...

Lexo më shumë

Seanca për “Partizanin”, Berisha mbërrin në SPAK

Seanca për “Partizanin”, Berisha mbërrin në SPAK
21 Korrik, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e SPAK, ku është pritur nga simpatizantë të shumtë të Partisë...

Lexo më shumë

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane
21 Korrik, 2025

Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com