TIRANE- “Sot me stil banditesk, policë me maska kanë rrëmbyer kreun e PD së njësisë nr.5, Çim Babasin në një lokal në kryeqytet”.
“Unë do të shkoj pas pak në komisariat dhe i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në një protestë jo për një njeri, as për një parti, por për ndryshimin mes një regjimi që dhunon qytetarët dhe një Shqipërie si e duam”. Deklarata është bërë nga lideri demokrat Lulzim Basha.
Ai reagoi për protestën e sotme tek Liqeni, ku tha se janë dhunuar deputetë dhe aktivistë të PD-së. “Dhuna kundër opozitës është dëshmi se regjimi është në grahmat e fundit, prania e punonjësve të policisë me armë në brez, pa shenjën identifikuese të tyre, urdhri për dhunën shtazarake nga ky njeri që të gjithë e dinë se si bllokoi bulevardin për tre muaj, tregon se shteti ka rënë, kushtetuta dhunohet, ligji shkelet, ndërtohet pa leje dhe askush nuk jep llogari”, tha ai.