Të gjithë hotelet, lokalet apo subjektet e tjera, që ushtrojnë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare nuk do të mund të abuzojnë më me shkarkimin e ujërave të zeza në det.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të nisë kontrollet si për subjeket e përhershme, por dhe ato që ushtrojnë aktivitetin vetëm gjatë sezonit të verës, duke i detyruar që të ndërtojnë gropa septike, të cilat të zbrazen minimalisht një herë në muaj.
Për këtë do të duhet të deklarojnë madje edhe faturën që e kanë marrë këtë shërbim, por nga ana tjetër do të bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për subjektin që e ka ofruar këtë shërbim. Derdhja e ujërave të zeza në det ka qenë një problem shqetësues në të gjitha sezonet turistike të kaluara, shkruan Top Channel.