Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi/ Vrau burrin në gjumë, djali: Pashë mamin me sëpatë në dorë

2016/07/22 at 9:05 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi/ Vrau burrin në gjumë, djali: Pashë mamin me sëpatë në dorë

Mirela Buzalli, 35­ vjeçarja që vrau me sëpatë bashkëshortin e saj në Barbullush të Shkodrës, u paraqit dje në Gjykatën për Krimet e Rënda për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj.


Me kërkesë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, gjyqtarja e gatshme, Etleva Deda, caktoi masën “arrest në burg” ndaj saj për vrasjen me sëpatë të Shkëlzen Buzallit. Burime brenda sallës me dyer të mbyllura bënë me dije se nëna e tre fëmijëve ka shfaqur pendesë për krimin e kryer përmes mbrojtësit të saj. Avokati ka pretenduar se e dyshuara ka kryer veprën penale në kushte të tronditjes psikike, të shkaktuar nga kërcënimet dhe dhuna e vijueshme fizike e psikologjike nga ana e bashkëshortit të saj të ndjerë. Sipas burimeve, vetë e dyshuara nuk ka dhënë asnjë shpjegim para gjykatës. Gjatë seancës ajo ka qëndruar e heshtur në kafazin e hekurt të sallës së gjyqit, duke pohuar vetëm “jam dakord me çfarë tha avokati”. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Prokurorisë ka kërkuar masën ekstreme të sigurisë për 35­vjeçaren, duke iu referuar rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale, për të cilën ajo akuzohet dhe masës së dënimit të parashikuar për këtë vepër.

Gjatë leximit të akt­akuzës, përfaqësuesi i Prokurorisë nuk ka përcaktuar saktësisht motivin e kryerjes së krimit nga ana e të dyshuarës Buzalli. Duke iu referuar deklarimeve paraprake të dhëna para oficerëve të Policisë së Shkodrës, 35­vjeçarja nuk ka dhënë një motiv fiks, duke folur për konflikte të mëparshme me bashkëshortin për shkak të dhunës, apo xhelozisë. Sipas Prokurorisë, krimi makabër ka ndodhur në sytë e njërit prej fëmijëve të mitur të familjes, i cili ka qenë në të njëjtën dhomë ku flinte viktima. Në deklarimet e dhëna prej tij, në praninë e një psikologu, i mituri ka rrëfyer se ka parë nënën e tij me sëpatë në dorë në momentin e ngjarjes. Po ashtu, i mituri ka shpjeguar se nëna e tyre u ka rrëfyer për krimin e bërë dhe pasi i ka përcjellë ata te një i afërm i familjes, vetë ka shkuar për t’u dorëzuar në Policinë e Vaut të Dejës. Pasi u njoh me pretendimet e palëve, gjykata la në masën “arrest në burg” Mirela Buzallin, të dyshuar për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. VRASJA Sipas Policisë së Shkodrës, krimi brenda familje në fshatin Barbullush është shënuar rreth orës 05:30 të mëngjesit të 18 korrikut. Njoftimi për ngjarjen e rëndë është bërë nga e dyshuara Mirela Buzalli, e cila ka shkuar në polici dhe ka rrëfyer krimin. Sipas hetimit, 45­vjeçari Shkëlzen Buzalli ka gjetur vdekje të menjëhershme, pasi është qëlluar disa herë me sëpatë në pjesën e kokës. Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë duke fjetur gjumë dhe nuk ka pasur asnjë mundësi reagimi. Gjatë rrëfimit të saj para oficerëve të policisë, 35­ vjeçarja Buzalli ka treguar se ka vrarë bashkëshortin për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ai ushtronte ndaj saj. Njëkohësisht ajo ka pohuar se marrëdhënia në çift ishte konfliktuar prej kohësh për një sërë arsyesh, përfshi edhe përkatësinë e saj fetare të ndryshme nga ajo e bashkëshortit./ Panorama.al



Ju sugjerojmë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
Para
Horoskopi, 30 Maj 2016

Horoskopi, 22 korrik

Flet Amir Abrashi: Unë dhe Shaqiri të zhgënjyer nga Europiani

Flet Amir Abrashi: Unë dhe Shaqiri të zhgënjyer nga Europiani

Jonida Maliqi shijon mëngjesin me djalin, ja ku ndodhen

Jonida Maliqi shijon mëngjesin me djalin, ja ku ndodhen

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com