Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi-Video/ Nëna e Ida Dervishit: Si ma vrau vajzën për 10 mijë lekë

2016/04/08 at 6:00 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi-Video/ Nëna e Ida Dervishit: Si ma vrau vajzën për 10 mijë lekë

Në një intervistë ekskluzive për Televizionin Klan, nëna e të ndjerës Ida Dervishi, 28 – vjeçarja e cila mbeti e vrarë dy të më parë nga bashkëshorti i saj, tregon për problemet e brendshme mes çiftit. Në këtë fragment keni mundësinë të ndiqni vetëm një pjesë të intervistës së plotë, me zonjën Feride Spahia, të cilën do të mund ta lexoni pak më vonë.

12970428_10154104839474826_499037998_o

“Një muaj përpara e kishte rrahur dhe e kërcënonte për arsye se e kishte lënë pa bukë dhe kjo ka vajtur dhe ka marrë kartën e bankës dhe ka tërhequr rreth 30 mijë lekë. Ai e rrihte, e linte pa bukë. Ajo s’kishte të drejtë as të kartës së bankës, as të kartës së identiteti. Nuk ka pas të drejtën as të dilte në pazar të blinte, çdo gjë bëhej nën kontrollin e tij. Ajo për kaq vite martesë, asnjëherë nuk ka patur lekë në dorë. Një muaj më parë ai e ka marrë në telefon dhe iu është përgjigj djali. Edhe kjo i thotë; kush është në telefon? Ai i thotë është babai. Mirë i thotë thuaji babait të sjellë pak kungull për gocën, që t’i bëj pak supë dhe djali i ka thënë. Dita ka vazhduar, ajo është kujdesur për fëmijët. Ai ishte në dyqan se ishte pushim dhe kur ka ardhur në shtëpi, Ida e ka pyetur nëse e kishte blerë kungullin për të bërë supën për gocës. Nuk më ke thënë gjë, i thotë, edhe ia fut në grusht, i thyen dhëmbët dhe ajo është rrëzuar nga grushti…

Ajo ka qenë duke larë enët, e ka marrë nga flokët zvarrë, e ka nxjerr në korridor, aty në korridor e ka kap dhe i futur thonjt në fyt. Ka ndërhyrë çuni, duke i thënë lëshoje o babi, babi lëshoje, ndërsa goca ka qenë duke qarë… Aty e ka lëshuar, ka hap derën dhe ka ilkur. Djali ka marrë telefonin dhe më mori mua në telefon. E pyes çfarë ke? Më thotë hajde se babi e ka rrahur mamin e ka larë me gjak. Në të qindën e sekondës kam marrë taksinë kam dalë jam vesh dhe arrita të shtëpia. Aty zbriti çuni. Ca ke i thashe? Babi tha e rrafi mamin sepse nuk kishte blerë kungull që i kërkoi për motrën. Nuk e zgjata sepse nuk doja ta rëndoja fëmijën.

Kur shkova lart, goca ishte e shtrirë me dhëmbët e thyera, shenjë në fytyrë, krahun e nxirë, shpina nuk kishte vend të bardhë. Ngreu i thashë ikim kështu siç je. Ai nuk ndodhej në shtëpi. Kishte marrë pistoletën me vete dhe kishte ikur. I ka kishte bërë edhe presion që të mos dilte nga dera e shtëpisë. I thashë gocës, hajde ça do bëjmë. Për mendimin tim i thashë, nëse do më pyesësh mua, ky muhabet nuk shkon më. Përditë, përditë dhunë, nuk shkon, je duke lënë jetën.

Mam tha, si këtu dhe atje tek ty, jam e vrarë.

Kjo ika ndodhur një muaj para dhe e ka përsëritur edhe herë të tjera. Në moment nuk bëra denonocim sepse kisha frikë me dalë sepse kishte pistoletë. Goca më tha mos dil se do vritesh ti edhe unë. Ndenjëm, s’dinim ç’të bënim. Mendova thashë të mar të atin e tij në telefon. Ia shpjegova të gjithë ngjarjen në telefon, ia kam shpjeguar duke qarë. Në polici kisha frikë të shkoja.

Më doli nëna e tij dhe më tha: ça të bëj unë. Më beso i thashë, po nëse nuk më beson se çfarë ka bërë ai, do më nisësh burrin tënd të vijë këtu, ndryshe, unë në rajon do shkoj që do shkoj, po mos më thoni nesër… Ai erdhi të nesërmen. Goca e pranoi të gjithë ngjarjes përpara të atit të vet. Ai është imoral, ai është rrugaç, ai është hajdut, ai është i pafytyrë, ai ka të gjitha të zezat që mund të ekzistojnë.

Goca ime, atij i kishte kapur një fotografi në xhep, një fotografi femre… por nuk ka guxuar ta pyesë se kishte frikë se mos e vriste. Ai rrogën e vet e hante vetë, ça tepronte hante ime bijë. Për sa vjet ka jetuar me të, përveçse nënës nuk ia ka ngopur njeri barkun me bukë”.

ilda-dervishi-252x300

Gazetari: Ju thoni kjo ngjarje ka ndodhur rreth një muaji, pra i bie në muajin Mars. Përse vazhdoi vajza juaj të qëndronte kur ai vazhdonte të ushtronte dhunë?

“Jam e vdekur edhe aty tek ty më tha mua. I kishte thënë se edhe po të ndahesh do të vij të të vras edhe atje. Goca ka tentuar disa herë të dilte, edhe e kërcënonte para fëmijës se po më le do vras veten. Kthehej çuni sepse kujtonte se do vriste e niste të qante, se po vriste babi veten. Kthehej goca…  ” /Spartak Koka, tvklan

Ju sugjerojmë

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Aktualitet

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

18 Maj, 2025 6:47 pm
Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
Politikë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18 Maj, 2025 6:44 pm
Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
Bota

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

18 Maj, 2025 5:46 pm
Para
Berisha akuzon Veliajn: 6 mijë euro rryshfet për një punësim 

Veliaj: Zgjidhja e duhur për ta kthyer sheshin “Skënderbej” në pedonale

Blerjet online…çfarë zhgënjimi

Blerjet online...çfarë zhgënjimi

Gruaja e Sinan Hoxhës një besimtare shembullore e fesë islame

Gruaja e Sinan Hoxhës një besimtare shembullore e fesë islame

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
18 Maj, 2025

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane. Ja një përmbledhje e asaj për...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
18 Maj, 2025

Numërimi i votave të Greqisë për subjektet zgjedhore ka përfunduar në 12 qarqe. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve...

Lexo më shumë

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
18 Maj, 2025

Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin,...

Lexo më shumë

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
18 Maj, 2025

Dilberja është bashkëshortja e dytë e Bashkimit, me të cilin përballet në “Shihemi  në Gjyq” nga “E  Diela Shqiptare“ në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com