Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi tronditës/ Miran Tila: E vrava Arbenin se më lidhi me litar dhe më shau nga gruaja

2015/12/13 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi tronditës/ Miran Tila: E vrava Arbenin se më lidhi me litar dhe më shau nga gruaja

“Krimin e kreva me paramendim në shenjë hakmarrjeje ndaj Arbenit, sepse më lidhi me litar te biznesi i tij”.

Kështu është shprehur para togave të zeza Miran Tila, 43­vjeçari, i cili ekzekutoi mbrëmjen e 2 dhjetorit në Manzë biznesmenin Arben Hasa.

Pasditen e 30 nëntorit, Tila thotë se është dhunuar fizikisht nga Arben Hasa. Tila për oficerët e Policisë Gjyqësore ka deklaruar se pasditen e 30 nëntorit, Hasa e ka lidhur me litar te biznesi i tij dhe e kishte torturuar.

Tila ka mbetur shumë i ofenduar dhe planifikoi ekzekutimin e 39­ vjeçarit Arben Hasa.

“Arbenin nuk doja ta vrisja, por vetëm ta kërcënoja, pasi dy ditë më parë (30 nëntor) më lidhi me litar te biznesi i tij dhe më dhunoi fizikisht. Më ofendoi shumë rëndë. Kështu vendosa të hakmerresha në njëfarë mënyre dhe planifikova ta kërcënoja me armë zjarri. Pas dy ditësh (02.12.2015, nata e ngjarjes) e kërkova në telefon për të sqaruar muhabetin dhe aty do t’i kërkoja të mos e shikoja më në Manzë, sepse do ta vrisja për ofendimin që më kishte bërë. U takuam, hipëm në makinë për t’u sqaruar.

I thashë: ‘Mos të të shikoj më në Manzë, sepse do të të vras’.

Arbeni nisi të më ofendonte, duke më sharë nga familja. Unë nxora automatikun që mbaja në çantë dhe qëllova drejt tij. Arbeni doli menjëherë nga makina dhe vrapoi 7­8 metra. Unë u afrova dhe i thashë: ‘Do të vish më në Manzë?!’. ‘Jo, jo’, tha dhe m’u hodh përsipër për të më rrëmbyer armën.

Në këtë moment qëllova. Më pas u largova me automjetin e Arbenit, të cilin e braktisa disa kilometra më tutje, në fshatin Shkallë”, ka deklaruar Miran Tila për oficerët e Policisë Gjyqësore.

Miran Tila, i cili ka pranuar vrasjen e biznesmenit, ka shprehur pendesë përpara togave të zeza, teksa kërkoi mëshirë nga trupi gjykues, që kryesohej nga gjyqtari Rexhep Bekteshi.

“Jam penduar për krimin. Unë nuk doja ta vrisja Arbenin, por vetëm ta kërcënoja, sepse më kishte turpëruar pak ditë më parë. Ai donte të më rrëmbente armën dhe u detyrova të qëlloja sërish mbi të. Më acaroi se më shau nga gruaja dhe motra”, pohoi ndër të tjera Miran Tila para togave të zeza.

Mësohet se Tila dhe autori kishin rreth 8 muaj që njiheshin mes tyre, ndërsa para 4 muajsh kishte lindur konflikti. Pasi dëgjoi të gjitha palët, gjyqtari Rexhep Bekteshi e cilësoi të ligjshëm arrestimin e të pandehurit dhe vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg”.

Miran Tila e ekzekutoi biznesmenin e drurit nga Maminasi mbrëmjen e 2 dhjetorit. Trupi i pajetë i Arben Hasës u gjet të nesërmen, pasi familja bëri denoncim për largimin e papritur të tij.

Vetëm dëshmia e autorit hedh dritë mbi rrethanat e krimit, pasi familjarët e të dyja palëve kanë treguar se nuk kishin asnjë dijeni për përplasjen mes tyre, pasi në të kundërt do ta kishin parandaluar. (Panorama)

Ju sugjerojmë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Para

even a common person dressed as Kobe Bryant requires hard in order to not have eyebrows

Tregu i “Gabit” me 1914. Foto/lajm

Tregu i "Gabit" me 1914. Foto/lajm

Video/ Snajperi Alban Meha, ja golat për manual kur askush nuk e njihte

Video/ Snajperi Alban Meha, ja golat për manual kur askush nuk e njihte

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com