Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi/ “Si u bëra balerinë në lokal nate, isha e varfër, tani mbulohem me para”

2016/11/28 at 1:13 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi/ “Si u bëra balerinë në lokal nate, isha e varfër, tani mbulohem me para”

“Balerinë në lokal nate u bëra nga nevoja për para. Shkoj me dëshirë pasi ka fitime të mira, ndërsa më parë s’kisha parë Lek me sy. Në lokale nate ka edhe drogë edhe prostitucion”. Këto janë dëshmitë e një 24 vjeçareje, që punon si balerinë në një lokal në Tiranë. Ajo ka rrëfyer historinë e saj; si e nisi kur ishte 16 vjeç dhe çfarë mendon për të ardhmen… 


Sa kohe ke qe punon ne lokalet e nates?

Ka disa vite që unë punoj në lokale. Kam filluar punë që kur isha 16 vjeçe, ndërsa tani jam 24 vjeçe. Jam e vetëdijshme që ajo nuk është një punë e denjë për vajzat, por në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera. Duke u hasur në vështirësi, drejtohemi të punojnë nëpër lokalet e natës.

Çfare ke bere fillimisht kur ke shkuar në lokalet e natës?

Kam qenë shumë e vogël në atë kohë dhe nuk e dija fare se çfarë ishte puna. Në qytetin tim të lindjes, dëgjoja shoqërinë që flisnin për lokalet e natës ku luhej edhe muzikë nga këngëtarë të ndryshëm. Unë ndodhesha gjithmonë në kushte të vështira ekonomike, pasi familja nuk kishte asnjë të ardhur. Unë isha e zhvilluar me trup dhe kisha tipare të lezetshme. Teksa fillova të shoqërohesha me shoqëri tjetër, pasi ishte koha kur
sapo kisha filluar gjimnazin, më vinin në mendje shumë ide se si mund të fitoja para.
Një natë kam dalë me disa shoqe dhe shokë, aty ka ndodhur propozimi i parë për të filluar punë në Tiranë. U shtanga menjëherë, pasi nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nuk arrija ta kuptoja ende. Por diçka më bëri të ktheja kokën pas dhe të telefonoja punëmarrësit,shuma e parasë që unë do të fitoja.

Si erdhi ky propozim për punë?

Shoqëria me të cilën unë ndodhesha atë natë njihnin menaxherin e lokalit të natës. Afrohet në mesin tonë dhe më drejtohet mua. Nuk përdori asnjë mashtrim, apo të bënte “kthesa” në muhabet. Ma tha hapur fare, që kemi nevojë për balerina tek një lokal nate në Tiranë. I thashë që nuk jam për atë punë, pasi isha shumë e vogël. Ai vijoi me muhabetin e tij dhe, në fund më tha që do kesh fitime të mëdha parash. Pas një jave mendimesh, u tundova nga paratë dhe vendosa ta provoja njëherë këtë punë, në një kohë kur se dija çfarë ishte.

Çfarë ndodhi më pas, si erdhe në Tiranë?

Telefonova personin që më tha për punë dhe erdhi ai më mori. Më dërgoi në Tiranë, në një lokal ku kishte edhe disa vajza të tjera profesioniste balerina. Unë e hutuar, fillova të bisedoja me balerinat e tjera të lokalit dhe u kërkova të më mësonin ndonjë gjë për punën. Ato më thoshin që nuk ishte fare e vështirë. Në këto momente kisha shumë frikë, pasi nuk e dija ç’po bëja.

Po familja jote, ishte në dijeni të vendimit që ti kishe marrë?

Absolutisht, ata nuk dinin asgjë, ditët e para, pasi unë u thashë që do të shkoja tek një shoqja ime se kishte mamanë sëmurë në Tiranë. Prindërit e kanë vuajtur shumë këtë pjesë, për shkak se vriste shumë mentaliteti. Por u tundova nga paratë që unë s’i kisha parë asnjëherë me sy. Familja e ka marrë vesh disa muaj më vonë, pasi unë ia tregova vet duke i thënë që nuk kthehem më tek ju.

Si është një ditë e zakonshme pune në lokalet e natës?

Të bëhet rutinë puna. Është si të jesh në një punë të zakonshme, por ne jemi të një versioni tjetër. Punën e fillojmë orët e vona të natës, pas orës 23:00. Unë kam ndërruar disa lokale dhe ka disa balerina që punojnë. Mbulohesh nga paratë, pasi vijnë njerëz shumë të pasur dhe që nuk e kanë problem lekun. Ata e përdorin për kënaqësinë e tyre. Një person i thjeshtë mund të hedhë rreth 50 euro për ne, ndërsa ka pasur raste që kanë hedhur edhe 500 euro.

Si i ndani paratë me pronarët e lokaleve. Është e vërtetë që ata ju shfrytëzojnë për prostitucion apo t’ju mbajmë pa dëshirë?

Ka pas shumë raste që balerinat mbahen pa dëshirë nga pronarët e tyre. Nëse një vajzë nuk dëshiron më të punojë, është e lirë të shkojë. Në fund të fundit ajo do bëjë një punë që e ka zgjedhur vetë. Ndërsa ka edhe raste që shfrytëzojnë për prostitucion. Unë njoh vajza që janë përdorur edhe për këtë pjesë dhe, këtu përdoret edhe presioni. Zakonisht presioni përdoret tek vajzat e reja sepse, ato e bëjnë punën me frikë apo me dyshime. Lokalet e natës tani zëre se të gjithë për prostitucion mbahen, pasi këtu ka përfitime të shumta. Vijnë njerëz të njohur që futen dhe nuk e vrasin mendjen për lekun, vetëm emri mos t’u dalë.

Po lëndë narkotike ke marrë ndonjëherë gjatë punës?

Po… Është shumë e vështirë ta refuzosh këtë pjesë. Kur një vajzë është duke kërcyer, i thërret një klient që të shkojë afër tij. Kur shkon aty, ai i kërkon që të pijë bashkë me të dhe të jep lekët. Në shumicën e rasteve je e detyruar të konsumosh.

Çfarë lloji përdoret më tepër?

Kam ndërruar disa vende dhe më shumë përdoret kokaina.

Si janë tani marrëdhëniet e tua me familjen?

Familja e pranoi me vështirësi shumë të madhe. Pas shumë vuajtjesh dhe qëndrimi larg tyre, unë arrita t’i bindja se për çfarë kisha zgjedhur të bëja atë punë. Ata i vret shumë paragjykimi dhe kanë shumë të drejtë. Unë tashmë kam nisur të ndjek edhe shkollën, dhe të marr një tjetër drejtim në jetën time. Jo gjithë kohën unë do të punoj si balerinë në klubet e natës. Ajo është një punë që ka para të madhe por nuk është e denjë. Aty fiton, por përbuzesh shumë. Dëgjon lloj-lloj njeriu që çfarë nuk thotë, por balerinat janë të detyruara t’i durojnë.

/Intervistoi: Xhentila Gjoshi-gazeta Shekulli

Etiketa: balerinelokal naterrëfim


Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

3 Janar, 2026 8:29 pm
Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
Bota

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

3 Janar, 2026 8:26 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

3 Janar, 2026 7:12 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

3 Janar, 2026 7:04 pm
Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj
Bota

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj

3 Janar, 2026 6:58 pm
Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë
Bota

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë

3 Janar, 2026 6:47 pm
Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA
Bota

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA

3 Janar, 2026 6:09 pm
Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit
Bota

Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit

3 Janar, 2026 5:51 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

3 Janar, 2026 5:24 pm
Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?
Bota

Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?

3 Janar, 2026 5:20 pm
Para
Marcello Lipi: Atalanta, Leicesteri i ri! Higuain sulmuesi më i madh në botë

Marcello Lipi: Atalanta, Leicesteri i ri! Higuain sulmuesi më i madh në botë

Aktori i famshëm turk drejt martesës me modelen shqiptare?

Aktori i famshëm turk drejt martesës me modelen shqiptare?

Berlusconi i tërheq veshin Montelës për Suso-n

Berlusconi i tërheq veshin Montelës për Suso-n
















TE FUNDIT

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
3 Janar, 2026

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Fier-Libofshë", ku një automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
3 Janar, 2026

Nga tranzicioni në Venezuelë te paralajmërimet për Kolumbinë dhe Kubën! Pesë pikat kryesore të konferencës së Trump pas kapjes së...

Lexo më shumë

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara do të marrin në dorë sektorin e naftës në Venezuelë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com