Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi shokues i futbollistit të Sopotit: Luaj pa ngrënë, kam 4 muaj pa rrogë

2017/01/15 at 4:35 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi shokues i futbollistit të Sopotit: Luaj pa ngrënë, kam 4 muaj pa rrogë

Katër muaj pa u paguar, i ushqyer keq dhe vuajtje deri në kufijtë e mbijetesës. Nuk bëhet fjalë për ndonjë azilant lufte në kampet e Europës apo për të pastrehë që janë të shumtë në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Është historia e rrallë dhe rrëqethëse e një futbollisti nga Kameruni. Bëhet fjalë për Janot Tadjong, i cili në verë iu bashkua Sopotit të Librazhdit për të vazhduar karrierën

23-vjeçari, që luante në Tailandë, zgjodhi Shqipërinë me synimin që më tej të luante në ndonjë kampionat tjetër në Europë. Por, mesfushori nuk e kishte imagjinuar se, pas katër muajsh në vendin tonë, jo vetëm që nuk do të realizonte ëndrrën për të cilën kishte ardhur, por do të përfundonte deri në pikën për të diskutuar mbijetesën.

“Dy javë përpara ndeshjes së fundit me Turbinën kam mbijetuar duke ngrënë çdo ditë sanduiç. Paratë që kisha grumbulluar, i shpenzova në dy muajt e parë. Kam mbetur pa asnjë shpresë në Tiranë. Vazhdoj të jetoj vetëm falë zemërgjerësisë së disa miqve të mi, të cilët më sigurojnë vaktet e ditës. Kërkoj paratë e mia dhe asgjë më shumë”, deklaron ndër të tjera kamerunasi që nuk i përmban dot lotët në intervistën për gazetën Panorama Sport.
Te Sopoti ka pasur probleme financiare këtë fazë të parë të kampionatit. Sa ka rënduar kjo te ju?

Shoh që jeni i informuar për situatën, e cila ka ndikuar keq te të gjithë ne futbollistët, sidomos tek unë. Erdha nga larg për një ëndërr, por po i shtyj muajt nga halli, pasi gjendem në një situatë katastrofike financiare. Nuk jam paguar për asnjë muaj, edhe pse kam katër muaj te Sopoti që stërvitem e luaj. Dy muajt e parë i kam shtyrë duke shpenzuar nga paratë që kisha me vete kur erdha me shpresën se një ditë do t’i kompensoja kur të më paguanin. Por, kjo ende nuk ka ndodhur dhe vazhdoj të qëndroj në Tiranë pa asnjë shpresë.

Si ia bëni që të mbijetoni në Tiranë kur ende nuk jeni paguar asnjë muaj dhe i keni harxhuar edhe paratë që keni pasur kur keni ardhur?

Këto dy muajt e fundit jam sajuar me çfarë të mundem. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Një njeri i veçantë për mua, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, më ka ftuar në shtëpinë e tij çdo darkë duke më siguruar vaktin. Dhe, për më shumë se dy muaj, e kam siguruar darkën me anë të këtij shoku që zoti ia shpërbleftë gjithçka ka bërë për mua.

Ndërsa vaktet e tjera m’i kanë siguruar miq të tjerë. Dikush më fton për drekë, ndërsa një tjetër për kafe dhe kështu kam arritur të mbijetoj. Një periudhë kur edhe shokët e mi të dhomës nuk kishin marrë as ata pagat, kemi qenë shumë keq. Dy javë para ndeshjes me Turbinën që ishte e fundit për vitin e kaluar, kemi jetuar vetëm me sanduiçë që na i ofroi pronari i picerisë poshtë shtëpisë, pasi e dinte hallin tonë.

Ndërsa ditën e ndeshjes kemi shkuar pa ngrënë asgjë. Dhe, për çudi, fituam. Të gjithë bënim shaka kur u kthyem nga ndeshja që si arritëm të fitonim, edhe pse nuk kishim ngrënë. Para ndeshjes lojtarët e tjerë morën të gjithë paratë, përveç meje. Nuk e di pse nuk m’i dhanë, por kam besim që do t’i marr një ditë.

Ju sugjerojmë

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
Rajoni

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

13 Korrik, 2025 12:00 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Para
FOTO +18/ Madonna veprim skandaloz; tregon vaginën kundër Donald Trump

FOTO +18/ Madonna veprim skandaloz; tregon vaginën kundër Donald Trump

Presidenti Nikoliç: Shqiptarët po kërkojnë luftë me Serbinë, do ta pësojnë keq

Presidenti Nikoliç: Shqiptarët po kërkojnë luftë me Serbinë, do ta pësojnë keq

Reagon Pandeli Majko: Deklaratat të tilla, si të Nikolioçit kanë gjakosur rajonin

Reagon Pandeli Majko: Deklaratat të tilla, si të Nikolioçit kanë gjakosur rajonin

TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
13 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë për 24 orët e fundit....

Lexo më shumë

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
13 Korrik, 2025

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetović, flet për heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut, Srebrenicën dhe vëmendjen...

Lexo më shumë

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
13 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të...

Lexo më shumë

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Korrik, 2025

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 28- vjeçar, pasi mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com