Këngëtari i njohur britanik John Newman, ka deklaruar se është prekur nga tumori në tru për të dytën herë dhe tashmë ai duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr qelizat kanceroze. Sipas “Daily Mail“, John ka informuar fansat e tij se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
26 vjeçari i njohur për hitin “Love me Again”, e kishte kuptuar për herë të parë se kishte tumor në tru, pasi kishte filluar të verbohej në vitin 2012. Ai ka thënë se po i njofton të gjithë njerëzit për të ngritur vetëdijen në botë, për t’i bërë testet e analizat mjekësore.