Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi në polici/ 39-vjeçarja tregon lidhjen e dashurisë me gardistin që u kthye në përndjekës

2016/12/29 at 9:16 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi në polici/ 39-vjeçarja tregon lidhjen e dashurisë me gardistin që u kthye në përndjekës

Gardisti që u arrestua dy ditë më parë nga SHÇBA, ka pasur një histori dashurie të mëparshme me 39-­ vjeçaren që e denoncoi për përndjekje.

Lidhja mes Leard Xhikës dhe shtetases me iniciale E.L., kishte zgjatur 5 vjet dhe po prej kaq vitesh ishte ndërprerë me kërkesën e të arrestuarit, pasi ai kishte vendosur të fejohej me një vajzë tjetër, me të cilën tashmë është i martuar dhe ka një fëmijë.

Vendimi ishte respektuar nga ana e të dëmtuarës, e cila pretendon se kohët e fundit kishte filluar të shqetësohej thuajse çdo ditë nga ish­-i dashuri. Madje në dy raste ai i kishte shkuar edhe në shtëpi, duke tentuar të futej me forcë brenda.

Historia e përndjekjes ka vijuar për 5 muaj rresht dhe 39­ vjeçarja ka hezituar ta denoncojë në polici, duke mos dashur që të dëmtojë martesën e ish­-të dashurit 10 vjet më të vogël. Megjithatë, kur shqetësimet që ai i sillte sa vinin e shtoheshin çdo ditë, ajo i është drejtuar Komisariatit nr.1, ku e ka kallëzuar 29­ vjeçarin Xhika për përndjekje.

Në dëshminë e saj ajo ka treguar episodet që i ka konsideruar më problematiket, që i kanë shkaktuar stres dhe ankth. “Kam pasur një lidhje gati 5­ vjeçare me Leard Xhikën, lidhje që ai vendosi t’i jepte fund 5 vjet më parë kur u fejua me gruan që ka tani. E respektova vendimin e tij dhe vazhdova punën time. Ndërsa ai ka gati 5 muaj që më shqetëson. Më ka shkaktuar jo pak probleme, pasi më bezdis në telefon orar pa orar. Më del në rrugë, madje më ka ardhur edhe në shtëpi, duke dashur të futet brenda me forcë. Kanë ndodhur dy raste të tilla dhe ia kisha bërë të qartë që do ta denoncoja në polici, pasi deri tani po e falja për hir të familjes së tij”, është shprehur 39­-vjeçarja. Në polici ajo ka dorëzuar edhe disa mesazhe në formë presioni që ai i kishte dërguar në celular gjatë kësaj kohe.

Punonjësi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, 29 vjeç, është vënë në pranga pasditen e së martës, pasi ka përndjekur prej 5 muajsh ish­të dashurën e tij 10 vjet më të madhe. Ngjarja është denoncuar në mëngjes nga e dëmtuara në Komisariatin nr.1. Efektivi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, shërbente në këtë institucion prej 5 vitesh.

Ai është martuar para 4 vitesh dhe është baba i një vajze të vogël. Por prej 5 muajsh, të paktën sipas kallëzimit të 39­-vjeçares E.L., ai insistonte që të krijonte një lidhje jashtëmartesore, për të cilën është refuzuar vazhdimisht nga vajza. /Panorama

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Videolajm/ Zjarri përfshin kasetën elektrike, tmerrohen banorët

Zjarri shkrumbon banesën, shpëtohet e moshuara

Vdes aktorja e filmit legjendar “Singing in the Rain”, një ditë pas humbjes së të bijës

Vdes aktorja e filmit legjendar “Singing in the Rain”, një ditë pas humbjes së të bijës

Parashqevi Simaku në gjendje të rëndë shëndetësore?

Parashqevi Simaku në gjendje të rëndë shëndetësore?

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com