“Panorama” risjell dëshminë e plotë të vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj, i cili ditën e sotme u dënua 30 vjet burg nga Apeli i Krimeve të Rënda duke i shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm.
Por çfarë thoshte Julian Sinanaj për vrasjen e peshkatarit, që u porosit nga Andon dhe Geni Mëhillaj. Më poshtë është rrëfimi i plotë i tij para prokurorëve.
RREFIMI
Po ju njohim me vendimin për marrjen si të pandehur dhe njoftimin e akuzave të ngritura ndaj jush nga organi i procedimit. Ju akuzoheni se bashkë me të pandehurit Andon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, Marjon Mitro dhe Ilir Karçini, në vitet 2012-2014 keni kryer veprat penale të vrasjes së shtetasit Sokol Veizi, ndodhur në gusht 2012, vrasjen e shtetasit Agrin Çela, në gusht 2013, vepra me qëllime terroriste ndaj shtetasit Ardian Kollozi, vepra me qëllime terroriste ndaj shtetasit Besnik Dervishi, ish prefekt i Vlorës, sigurim të kushteve për vrasjen e J.M, sigurim të kushteve për të vrarë shtetasin Piro Bare, prodhim e mbajtje të armëve luftarake dhe municionit të blerë nga Albin Mexha. Akuzën e dëgjuat, çfarë keni për të sqaruar rreth saj?
Ju bëjmë me dije se nëse nuk pranoni të jepni shpjegime, procedimi në ngarkim tuaj nuk do të ndërpritet nga ana jonë?
Sinanaj: Në lidhje me akuzën, pasi u njoha me të dhe të drejtat që më garantin ligji procedural penal kam për për të deklaruar se akuzën e dëgjova, e kuptova dhe e pranoj atë. Në lidhje me akuzën me vullnetin tim të lirë deklaroj se jam i gatshëm të jap shpjegimet e mia përkatëse. Unë kam banuar në Greqi, në Athinë, në qytetin e Pireut, qysh prej vitit 1997 bashkë me S, nënën, E,vëllain dhe S, babanë.
Deri në moshën 18 vjeç kam jetuar me prindërit dhe më pas jam ndarë. Jeta ime në Greqi ka qenë e vështirë dhe në shumicën e kohës unë kam jetuar vetëm. Kam ardhur në Shqipëri në muajin e tretë ose të katërt të vitit 2012 dhe jam vendosur në Vlorë. Javët e para jetova në shtëpinë e dajës tim V.M derisa gjeta shtëpi me qira vet.
Pas disa javësh kam marrë një shtëpi me qira, në një vend buzë detit, nga krahi i majtë por vendi nuk më kujtohet, por jam në gjendje tua tregoj vendin dhe banesat ku kam jetuar nëse më jepet mundësia që të shkoj në qytetin e Vlorës me ju.
Kam jetuar me qira edhe në qytetin e Durrësit, ku edhe aty nuk e di si vend por jam në gjendje tua tregoj vendndodhjen e saj.
Kjo shtëpi në Durrës, gjendej në një pallat në katet e sipërme të cilën e kam pasur me qira edhe në momentin kur jam arrestuar. Aty nuk kam asnjë send personal apo të paligjshëm. Po ashtu shtëpi me qira kam pasur edhe në qytetin e Tiranës.
Porsa i përket marrëveshjes që unë të bashkëpunoj me drejtësinë, kam shprehur vullnetin tim dhe kjo marrëveshje është lidhur paraprakisht, ku unë kam parrë përsipër të deklaroj mbi aktivitetin tim kriminal që kam kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Personat me të cilët kam kontaktuar për herë të parë në Vlorë dhe që jam bërë biseda për çfarë do të shpjegoj më poshtë, janë: E.L dhe Erion Mëhillaj.
Dua tq sqaroj se E.L është shoku i Erion Mëhillajt ose siç njihet ndryshe edhe me emrin Andoin Mëhillaj. E.L është vëllai i një të dënuari që është duke vuajtur dënimin për vrasje në burg. Erion Mëhillaj është nga Vlora, i moshës rreth 40 vjeç, i gjatë rreth 180 cm.
Kam mësuar se ky shtetas mund ta ketë ndryshuar emrin nga Erion në Andon Mëhillaj pasi është dënuar në Itali për trafik droge gjë të cilën e kam mësuar nga bisedat me të.
Erioni aktualisht ka në pronësi toka të ndryshme në Karaburun, në vendin e quajtur “Shën Vasil”, në Orikum, dhe në Dukat. Shpesh bën edhe menaxherin për të bërë keq persona të ndryshëm. Njohja me erionin dhe E.L ka qenë fillimisht për shitblerje armësh. Me të më ka prezantuar një person dhe kjo ka ndodhur në një kafe pranë Marinës.
Pas prezantimit unë jam takuar edhe vetëm me Erion Mëhillajn edhe E.L. këta të dy janë shokë mes tyre dhe njihen prej 20 vitesh. Pas këtyre takimeve unë kam blerë një pistoletë TT tek gurorja ku atë ma ka shirut Erion Mëhillaj ndërsa të pranishëm ishin edhe dy shokë të tij.
Kjo pistoletë është pikërisht arma që mu gjet mua në momentin e arrestimit. Asaj unë ja kam ndryshuat tytën në vitin 2013 tek shtëpia e Erionit pasi tyta që kishte ajo më parë ishte e modifikuar dhe viaskat ishin të dëmtuara. Tytën e re ma siguroi Erioni i cili kishtenjë pistoletë tjetër në shtëpi.
Pas disa takimeve me të, Erioni më ka treguar për problemet që kishte me tokën që trashëgonte nga ana e gjyshit. Këto toka ishin në zonën e Orikumit dhe ai më tregoi se për tokat kishte probleme me shtetasin Sokol Veizi i cili i kishte zënë një sipërfaqe toke dhe kishte ndërtuar një shtëpi në atë tokë.
Me këtë person Erioni kishte probleme dhe më shprehu kërkesën e tij se dëshironte ta vriste. Ai më tregoi se me Sokolin kishte vite që ishte në konflikt ku konfliktet e fundit i kishte pasur 2-3 muaj para se të vritej. Erioni më tregoi se Sokol Veizi i kishte rrahur një kushëri dhe e kishte sharë atë.
Për këtë person, Erioni më kërkoi që ta vrisja Sokolin dhe si shpërblim do të më jepte një sipërfaqe toke prej 1500 metra katrorë me vlerë 80 euro metri dhe e gjithë sipërfaqja vlente 120 mijë euro.
Për këtë problem Erioni më la tri ditë kohë që të mendohesha. Pas tri ditësh Erioni ka ardhur së bashku me Ndriçim Gjokonën. Ndriçimin e kisha takuar edhe njëherë më parë në një kafe së bashku me disa të afërm të tij pasi njihej me një kushëririn tim që kishte ardhur nga Greqia dhe po rrethonte ca tokë në fshatin B, ku kishin marrë Ndriçimin si punëtor që po i ndihmonte me rrethimin e tokës.
Kjo ishte arsyeja pse isha njohur me Ndriçim Gjokonën në kafe. Kur erdhën bashkë me Erionin, pashë që Ndriçimi i konfirmoi atij me kokë në lidhje me mua. Më vonë kam mësuar nga Ndriçimi se kërkonin që ai të shikonte dhe ju jepte konfirmim se unë nuk isha polic, pasi Ndriçimi ishte i besuari i Erionit.
Pasi u takuam unë me Erionin shkuam tek kafja “M…” dhe aty unë i qartësova Erionit vendimin tim për të cilin ai më kishte lënë tri ditë kohë ku i tregova telefonin që unë kisha gati për ngjarjen. Dua të sqaroj se Erioni kërkonte që vrasjen e Sokolit ta bënte me eksploziv sepse ishte person i rrezikshëm dhe se në vitin 1997 ai kishte vrarë 4-5 persona dhe që nga ajo kohë qëndronte gjithmonë i armatosur.
Mënyra e vendosjes së eksplozivit me telekomandë, në makinë ishte e vështirë pasi Veizi ruhej gjithmonë dhe kështu u vendos që të vendosej në motor afër derës së makinës dhe kur ai të shkonte tek makina të realizohej shpërthimi i bombës në distancë. Këtë plan e kishim menduar që të dy fillimisht, unë dhe Erioni por më vonë kjo mënyrë u refuzua nga Erioni sepse kërkonte siguri të plotë për realizimin e vrasjes së Sokolit. Kështu ramë dakord që ekzekutimi të bëhej me armë zjarri pasi edhe unë e kisha të vështirë mënyrën e parë sepse kisha frikë për jehonën që do të bënte ngjarja me eksploziv.
Mbaj një jave Erioni gjeti motorrin me anë të Ndriçimit ku ky i fundit e kishte siguruar atë duke e blerë tek një hajdut kotorrash emrin e të cilit nuk e mësova. Në biseda e sipër me ta Erioni më tha se kishte folur edhe me kushëririn e tij Gentian Mëhillaj dhe që të dy kishin biseduar që nga ana ime të bëhej ajo vrasje dhe pagesa do të bëhej prej të dyve. Dua të sqaroj se Gentian Mëhillaj kërkonte gjithashtu vrasjen e Sokol Veizit pasi ky i fundit e kishte inat Genisin (Gentianin) për problemin e tokës si dhe për faktin se në vitin 1997 ai e kishte degjeneruar Gentian Mëhillajn pasi ky i fundit ishte kundërshtar i tij në bandat e vitit 1997.
Më konkretisht Sokoli kishte marrë pjesë në vrasjen e një dajoje ose xhaxhai të shokut të Gentianit që quhet Edison, i vrarë në vitin 1997. Unë duke parë se të interesuar për vrasjen e Sokolit ishin kushërinjt Mëhillaj, desha të tërhiqesha sepse nuk ndjeja siguri për jetën por duke parë gjendjen e keqe financiare si dhe faktin se isha pa shtëpi mendova të pranoja kërkesën e tyre për të kryer vrasjen. Filloi puna për sigurimin e motorit të cilin pasi e blenë, filluan ta lyente Ndriçimi dhe Erioni me bojë të errët, lyerje e cila u bë tek shtëpia e Erionit në pjesën e pasme të saj.
Erioni më kërkoi që nëse unë gjatë vrasjes do të ndeshesha me Sokolin dhe djalin e tij atëherë më kërkoi që unë ti vrisja të dy ata, babë e bir. Për këtë kërkesë unë i thashë se nuk mund ta bëja një gjë të tillë sepse nuk mund të qëlloja mbi gfra dhe fëmijë në asnjë lloj mënyre.
Erioni ndaloi bisedën dhe kur mbërritëm tek shtëpia e tij më tha se ishte familjar i rregullt por këtë gjë kërkonte ta bënte pasi i kishin rënë në qafë. Unë u habita nga veprimet e tij por nuk e dhashë veten. Pas këtij momenti unë vendosa të mos ktheja pas veprimet e mia pasi personi ishte i paskrupullt dhe mund të më eliminonte në çdo moment.
Pasi përgatitëm lyerjen e motorit unë së bashku me Erionin, K dhe Ndriçimin kemi shkuar në Radhimë ku atje pranë një kompleksi kemi marrë një dhomë me qira. Kjo kabinë ndodhej diku rreth 10 km larg Orikumit ku lekët e saj i pagoi Erioni. Gjatë këtyre ditëve Erioni më ka çuar në Orikum që unë të shikoja dhe njihja fizikisht Sokol Veizin. Në Orikum kam shkuar me Erionin me makinën e një shokut të tij.
Gjatë momentit që u afruam tek një lokal në Orikum, Erioni më tregoi nga larg se personi që unë do të vrisja, ishte Sokoli i cili ishte duke luajtur letra me tre persona të tjerë në pjesën e verandës së lokalit. Gjatë kësaj kohe unë jam interesuar edhe për konflikte të tjera që kishte Sokoli, ku Erioni më tregoi se Sokoli kishte konflikt me një person mekanik në Orikum.
Pas kësaj njohje natën e vrasjes, unë kam shkuar fillimisht vetëm me motor, pa armatim me vete për të parë se ku ndodhej Sokoli si dhe për të parë nëse kishte forca policie në rrugë. Kam kërkuar për afro një orë e gjysmë dhe nuk kam mundur ta gjej atë. Më pas jam kthyer tek dhoma ku atje më priste Erioni me K, dhe Ndriçimin të cilëve u tregova se nuk e kisha gjetur Sokolin.
Më pas Erioni mori makinën e tij dhe që të dy u nisëm përsëri për në Orikum sepse ai e dinte vendin ku në përgjithësi rronte Sokol Veizi. Në momentin që po kërkoja me Erionin, pashë që Sokoli ishte tek vendi ku unë kreva edhe vrasjen. Jemi kthyer së bashku me Erionin tek kabina e plazhit ku atje kam marrë armatimin dhe motorrin.
Si armë kujtoj se kam përdorur një pistoletë TT dhe një pistoletë Makarov si dhe një granatë dore. Pasi mora armatimin së bashku me motorin udhëtova në drejtim të Orikumit tek vendi ku ndodhej Veizi, ndërsa Erioni, K dhe Ndriçimi u kthyen në drejtim të Vlorës ku më parë kishim bërë plan që ata të shkonin përpara një vendi publik ku të ishin të dukshëm për të krijuar një alibi gjatë ndodhisë së ngjarjes.
Gjithashtu kishim lënë si sinjal që kur ata të shkonin në vendin publik duhet të më bënin dy zile në celularin tim që unë ta kuptoja se ata ndodheshin në vend publik dhe unë duhej të kryeja vrasjen. Në momentin që unë jam afruar pranë vendit të ngjarjes, kam parkuar motorrin në largësi dhe kam qëndruar tek moli përballë në pritje të zileve të telefonit. Dua të sqaroj se para vrasjes nga ana e Erionit ishin blerë dy numra karte telefoni të paregjistruara në emrin tonë dhe dy aparate që do të përdoreshin kartat.
Nëpërmjet tyre vetëm për ngjarjen unë me Erionin ku më pas do ti flaknim. Me të ardhur dy zilet nga ana e Erionit, kuptova se ishte koha që unë të veproja. Jam afruar në këmbë nga moli në drejtim të tyre ku në kokë mbaja të vendosur një kapele të rrumbullakët (ngjyra nuk më kujtohet), mbaja të veshur një xhuboks sportiv me ngjyrë të zezë në shpinë kisha një çantë sportive brenda së cilës ndodheshin pistoleta Makarov me silenciator.
Në çantën e brezit kisha vendosur një pistoletë TT dhe një granatë dore. Në duar kisha të vendosura një palë dorashka dhe në fytyrë kisha ngritur një bluzë si tip golfi. Jam afruar tek pjesa anësore e tyre pasi kisha frikë se do të më dallonin gjatë afrimit tek ata. Në momentin që kalova pranë buzës së detit, pashë se rruga për të shkuar tek ata ishte me zhavorr gjë për të cilën kisha frikë se po të kaloja në atë drejtim do të ngjallja dyshime gjatë momentit të afrimit dhe kisha frikë se mos ata ishin të armatosur.
Për këtë problem mendova të vazhdoja rrugën buze detit dhe pasi të përshkroja një pjesë rruge t`ju dilja nga ana anësore e vendit ku ndodheshin. Ashtu bëra, përshkrova një copë rrugë dhe ju dola anash, ku pashë tek veranda e lokalit, në pjesën e jashtme të saj, ishte ulur duke pirë raki Sokoli së bashku me dy persona të tjerë. Në momentin që jam afruar tek ata, nëpërmjet pistoletës Makarov që kisha në çantë kam qëlluar në drejtim të këmbës së djathtë të Sokolit në mënyrë që ai të mos reagonte dhe të largohej prej andej. Me pistoletë kam qëlluar nga brenda çantës pa e nxjerrë pistoletën.
Ju afrova dhe kam kontrolluar mos kishte armatim ndonjëri prej tyre. Dua të sqaroj se në momentin që unë qëllova me pistoletë në drejtim të kofshës së Sokolit, më është bllokuar pistoleta Makarov ku ndërkohë pa rënë në sy të tyre zhbllokova armën duke tërhequr pjesën e lëvizshme prapa. Ju afrova personave, i kontrollova dhe u kërkova që të futeshin në ambientet e brendshme të lokalit. Në momentin që kam hyrë brenda në lokal kam qëlluar me pistoletë në drejtim të banjos pasi mendova se mund të kishte ndonjë person brenda saj. Më pas i kam urdhëruar që të uleshin në shesh duke u kërkuar të tregonin kush ishte Veizi.
Fillimisht asnjëri prej tyre nuk po më tregonte, edhe pse unë e dija kush ishte ai dhe konstatova se vetë Sokoli pohoi me gojë se ishte ai, verim që pashë se e beri i ndikua nga gjendja stresante. Këtë gjë unë e bëra për të treguar se nuk isha në dijeni se kush ishte Sokoli. Më pas jam munduar ti qëtësoj duke u thënë se kisha bërë gabim dhe po kërkoja një person tjetër.
Gjatë kësaj kohe mora Sokolin dhe i kërkova që të dilte në pjesën e jashtme të lokalit, afër makinës së tij. Dua të sqaroj se unë kisha mësuar për makinën e tij nga Erioni se kush ishte ajo si dhe dija se atë kërkonte ta blinte mekaniku të cilin e kisha parë në një rast brenda saj duke parë letrat e kësaj makine. Në momentin që po e afroja pranë makinës e kam pyetur çfarë problemi kishte me Erion e Gentian Mëhillajn.
Më tregoi se me Erionin nuk kishte probleme ndërsa për Gentianin më tha se “ai k…ka lozut me të gjithë krahët, e kishte fjalën për grupet që ekzistonin në vitin 1997. E kam çuar tek makina, e ula në pozicionin në bisht ku jam ulur edhe vet që të mos dukesha nga personat që ishin në distancë dhe makinat që kalonin. Kam për të sqaruar se edhe në momentin e dytë kur qëllova tek dera e banjos mu bllokua pistoleta ku në ato momente unë nxora pistoletën TT dhe duke mbajtur situatën nën kontroll kam shkuar me Sokolin tek makina.
Atje kam hapur kroskotin për të parë dokumentet duke i dhënë përshtypjen Sokolit se nuk e njihja akoma dhe ndërkohë që mbaja nën kontroll atë dhe personat që ndodheshin brenda në lokal të cilët ndiqnin veprimet e mija duke i krijuar përshtypjen se nuk e njihja Veizin. Dola nga makina, u ula edhe unë në bisht pranë Veizit duke zhbllokuar pistoletën Makarov që ndodhej brenda çantës sportive.
Gjatë këtyre veprimeve filloja ti tregoja Veizit se isha gabuar me të dhe do ti jepja 5 mijë euro. Pasi zhbllokova pistoletën Makarov, u ngrita dhe bëra sikur ika duke e qëlluar me dorën e majtë që kisha në çantë që ai të mos kuptonte veprimet e mia pasi në dorën tjetër kisha pistoletën TT. Pasi qëllova Veizin një herë në pjesën e kokës u largova me hap të shpejtë në drejtim të motorrit.