Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i të moshuarit që nuk punoi dhe nuk u martua asnjëherë!

2017/03/02 at 11:51 AM
në Aktualitet, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i të moshuarit që nuk punoi dhe nuk u martua asnjëherë!

Historia e 90­vjeçarit nga fshati Vlash, që nuk u martua kurrë, sepse nuk i pëlqenin nuset që i sugjeronin shokët e Partisë së Punës, ndërsa atij vetë mendja i kishte mbetur tek aktorja e një filmi të huaj…


As punoi dhe as u martua kurrë. Pavarësisht presionit të Partisë­shtet dhe presionit familjar e shoqëror, Xhemal Halili nga fshati malor Vlash është ende një beqar në të 90­at, që nuk i ka thënë kush në jetë “puna e mbarë”! Ai mbeti jetim që i vogël, por edhe pa shtëpi. Kur ishte i ri dhe kërkonte nuse, Xhemali nuk kishte një strehë ku ta çonte.

Kur u moshua dhe fshati i ndërtoi një banesë me kontribut vullnetar, atëherë nuk i pëlqente më të martohej, sepse sugjerimet për bashkëshorten i vinin nga Partia e Punës, ndërsa Xhemali ëndërronte për një bukuroshe të huaj, ashtu siç e kishte parë njëherë në një film… A është penduar sot që nuk u martua? Këtë mund ta merrni vesh duke lexuar intervistën e Xhemal Halilit për “Panorama”…

Si është jeta kur shkon te të 90­at?

Nuk është më jetë, por kalim kohe.

E si e kalon Xhemali kohën?

Duke vizituar miqtë. Duke fjetur gjumë. Duke menduar për vitet që shkuan dhe nuk kthehen më…

Çfarë do të kishe bërë ndonjë gjë në të kaluarën, që nuk e ke bërë dot?

Të martohesha dhe të kisha një familje, që sot të mos isha vetëm.

Pse nuk u martove?

Unë mbeta jetim që i vogël dhe nuk kisha një shtëpi. Rrija me të afërm. Kur isha i ri dhe doja të martohesha, tërhiqesha se më vinte keq për nusen që do të merrja: Ku do ta çoja? Ku do të flinte? Ku do të rrinin, të hanim? Nuk kisha shtëpi. Nuk kisha punë. Nuk kisha asgjë. Po punë, pse nuk kishit? Se kisha vetëm pak klasë shkollë dhe asnjë profesion.

Po në kooperativë apo punë të tjera krahu, nuk bënit dot?

Nuk më pëlqenin këto lloj punësh. Isha në kooperativë dhe janë bërë gjithë ato mbledhje partie, se pse nuk shkoja të punoja. Të them të drejtën isha dhe pak mendjemadh, por edhe dembel nga natyra. Nuk më punohej në kooperativë.

Po si arrije të mbijetoje pa punë, por edhe pa telashe, sepse në sistemin komunist njerëzit që nuk punonin, ndëshkoheshin?

Bëja një jetë të bukur pa punë. Vërtet isha i varfër, por jetën e bëja tamam si beqar. Dilja, shëtitja, shkoja nëpër sebepe te familjet që kishin lindje, fejesa, martesa etj. Vera ishte stina më e mirë për mua, se gati çdo të enjte dhe të diel kishte dasma në zonë dhe shkoja për urime. Në dimër zakonisht shkoja për kuvende me burrat nëpër “shtëpitë e oxhaqeve”, ku nxirrej kafe turke dhe muhabeti vazhdonte deri në mëngjes.

Po për të punuar, nuk më thatë, a nuk kishit probleme me organizatën bazë të partisë, që vepronte në çdo fshat?

Kisha, si nuk kisha. Por brigadierët ishin të mirë, nuk më spiunonin. Duke qenë se përgjithësisht kooperativat ishin me gra dhe unë isha beqar, ndiheshin më të qetë që unë si burrë të mos shkoja në punë.

Pse, i ngacmonit gratë e kooperativës ju?

Joooo, ato ishin gratë, bijat apo motrat e shokëve të mi, të miqve, të bashkëfshatarëve. Por ishte më mirë mos punoja mes grave, që gjithsesi çdokush të rrinte pa merak.

Po nëse do të kishit punuar, mbase do të kishit ndërtuar edhe ju një shtëpi dhe të martoheshit si ata? Shtëpinë ma ndërtoi fshati me kontribut vullnetar, por atëherë ishte vonë dhe nuk doja të martohesha më.

Pse nuk dëshironit të martoheshit më?

Sepse kishin kaluar vitet, unë nuk isha më i ri. Ndërkaq, nuset që më sugjeronin ishin nga ato të partisë. Unë nuk doja nuse partie, apo që nusen të ma sugjeronte partia.

Po çfarë doje?

Të them të drejtën doja një nuse të huaj. Kisha parë njëherë një film dhe më mbeti në mendje një femër shumë e bukur.

 Cila ishte ajo?

Eeeeee, po ku ia di emrin unë. Ishte femër e huaj ajo.

Po ndonjë nuse vendi?

Po kisha frikë, se duke qenë se refuzoja nuset e partisë, mos më fusnin në burg nëse merrja ndonjë tjetër që do më pëlqente vetë. Kështu që i rashë shkurt dhe nuk u martova fare.

A je penduar që nuk u martove?

Po, jam penduar. Se sot që mezi lëviz, nuk do të isha vetëm në shtëpi, do të kisha se me kë të bisedoja.

Gjithsesi, ndonjë të dashur e ke pasur apo jo?

E po, është një shprehje që e përdor sa herë më kritikojnë se pse nuk kam punuar… Që është… Kau (demi) që përdoret për ndërzim, nuk futet në hulli. Beqir Balluku më nxorri nga izolimi i ushtrisë Refuzimi i punës e ka çuar Xhemal Halilin disa herë në izolim, teksa shërbente në ushtri. Sipas “filozofisë” së tij, ushtari duhet të mbrojë atdheun dhe jo të harxhojë energjitë në punë. Por ky argumentim nuk e ka shpëtuar dot nga ndëshkimi dhe izolimi, herë me javë e herë me muaj. Ai futej nën një çadër të ushtrisë, ku edhe ajrosja ishte mjaft e vështirë. “Mbaj mend njëherë që ishte verë dhe bënte shumë nxehtë. Që të vuanim edhe më shumë brenda çadrës, komandanti i ushtrisë urdhëronte ushtarët që të hidhni ujë sipër çadrës, pasi 5 minuta më pas niste avullimi dhe frymëmarrja bëhej mjaft e vështirë. Dukej sikur valonte ujë e avull brenda çadrës. Në një rast isha edhe sëmurë dhe mezi po mbushesha me frymë.

Bashkë me mua në izolim kishin sjellë edhe disa të tjerë. I pyes: Ka ndonjë thikë? Mezi u përgjigj njëri dhe ma dha thikën. Çava pak fare çadrën dhe aty futa hundën që të merrja frymë, u çlirova komplet. Atëherë ai që më dha thikën, m’u lut: Aman, dil pak që të fus unë hundën te vrima… Ja ku e ke thikën dhe hap vrimën tënde, i thashë. Po ai pati frikë dhe nuk e hapi, sepse të çaje çadrën e izolimit konsiderohej si sabotim i ushtrisë”, tregon Xhemal Halili.

Sipas tij, vuajtja i mori fund kur Beqir Balluku, ish­ministër i Brendshëm, bëri një vizitë në vitin 1953 në repartin ushtarak ku ai po vuante izolimin. Xhemalin e morën dhe ia çuan përpara, si “shembull i keq” për ushtarët, por edhe ca “si të çmendur” meqë preferonte izolimin me muaj, në vend të punës.

“Beqir Balluku më pyeti: Po ti, çfarë ke që nuk punon si gjithë të tjerët? Unë iu përgjigja: Unë jam ushtar i atdheut dhe duhet të jem në gatishmëri me armë në dorë në rast rreziku dhe jo me kazma e me lopata. Kush do ta mbrojë atdheun, në rast se sulmon armiku? Ministri vetëm tundi kokën edhe u largua. Pas gjysmë ore më liruan dhe nuk më futën më asnjëherë në izolim, edhe pse nuk punova derisa përfundova ushtrinë”, tregon Xhemal Halili.

Etiketa: 90 vjecarinuk u matruavlashxhemal halili


Ju sugjerojmë

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
-U tha në Opinion

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

16 Shtator, 2025 11:07 pm
Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
-U tha në Opinion

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

16 Shtator, 2025 10:59 pm
Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
-U tha në Opinion

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

16 Shtator, 2025 10:46 pm
Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik
-U tha në Opinion

Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik

16 Shtator, 2025 10:31 pm
Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur
Bota

Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur

16 Shtator, 2025 10:06 pm
Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët
Bota

Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët

16 Shtator, 2025 9:51 pm
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk
Bota

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk

16 Shtator, 2025 9:32 pm
Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
Aktualitet

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

16 Shtator, 2025 8:27 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

16 Shtator, 2025 8:02 pm
Para
Konflikti për ONM, Vlahutin në zyrën e Vasilit

Konflikti për ONM, Vlahutin në zyrën e Vasilit

U akuzua për drogë/ Shoferi i FNSH: Po më merrni në qafë, unë skam bukë në shtëpi…vajzën me kancer

U akuzua për drogë/ Shoferi i FNSH: Po më merrni në qafë, unë skam bukë në shtëpi...vajzën me kancer

Mes këtij luksi udhëton mbreti i Arabisë Saudite

Mes këtij luksi udhëton mbreti i Arabisë Saudite
















TE FUNDIT

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
16 Shtator, 2025

Diskutimi në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të marte është fokusuar te Diella, ministrja që do të funksionojë nëpërmjet Inteligjencës...

Lexo më shumë

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
16 Shtator, 2025

Aldro Nini, drejtor i Acromax ka prezantuar në emisionin Opinion Eklsipsin, “motrën” e ministres virtuale Diella. Nini ka demonstruan se...

Lexo më shumë

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
16 Shtator, 2025

Imazhi i Diella fillimisht u bë i njohur për qytetarët shqiptarë në aplikacionin e-Albania, ndërsa u “fama” e saj u...

Lexo më shumë

Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik

Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik
16 Shtator, 2025

Diella, vijon të bëjë jehonë përtej kufijve të Shqipërisë si ministrja e parë virtuale në botë. Përtej entuziazmit të kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com