Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i priftit homoseksual

2017/05/30 at 4:28 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i priftit homoseksual

Prifti polak Krysztof Charamsa është homoseksual dhe ka punuar për 13 vjet në Kongregacionin e Besimit në Vatikan. Dikur ai doli hapur….

Për vite me radhe ai e mbante fshehur faktin se ishte homoseksual. Por një ditë përpara se në Vatikan të diskutohej në një sinodë për familjen dhe seksualitetin ai doli në fotografi në një restorant në Romë me bashkëshortin e tij spanjoll. Këto fotografi u përhapën në të gjithë botën. Teologu polak, ish-bashkëpunëtor i kongregacionit të besimit, që jep mësim në dy universitete ipeshkvore, e zgjodhi qëllimisht këtë moment për të dalë hapur si homoseksual.

Por deri në këtë moment për Krysztof Charamsan qe një rrugë e gjatë. Ai e donte jetën e tij në Vatikan, por kur ishte fjala për nevojat e tij personale – ai e kalonte kohën për vite me radhë në vetmi, në heshtje, i tërhequr, duke studiuar dhe publikuar. Ai nuk mund të fliste me asnjë njeri që i pëlqenin meshkujt – sidomos jo në Vatikan, ku homoseksualiteti nuk pranohet.

“Unë them gjithmonë se burri im ma ka kthyer frikën time në forcë, energji dhe dashuri. Unë jam i lirë, unë jam i lumtur.” tregon Krysztof Charamsan.

Charamsa donte të punonte në kongregacionin e besimit. Kjo qe ëndrra e tij. Ai punoi aty 13 vjet dhe ishte ithtar i madh i kardinalit Ratzinger, i cili e kryesonte atë për shumë vite. Atij nuk i pëlqente qëndrimi ndaj homoseksualizmit ose shakatë që bëheshin për homoseksualët. Por ai nuk guxonte të rebelonte. “Në rini kam qenë vërtetë besimtar. I sigurt, se homoseksualët janë njerëz të këqinj, me sëmundje patologjike, që ata nuk mund të jetojnë me ne, që ata të gjithë nuk do të përfundojnë në qiell, ata janë të rrezikshëm dhe të pistë.” – tregon Charamsan.

Kur Papa Benedikti nënshkroi një ligj që thoshte se asnjë homoseksual nuk lejohet të bëhet prift, sepse një homoseksual është si një i sëmurë mendor, për Krysztof Charamsan u mbush kupa. “Ky ishte një ligj një diskriminim i vërtetë ndaj një pjese të njerëzve. Dhe atë moment e kuptova për herë të parë se si flet Kisha ime për mua.” – tregon ai.

Zhgënjim nga Papa Françesku

Pastaj: Një dritëz shprese për polakun: gjatë një udhëtimi për në Rio de Zhanero Papa Françesku iu përgjigj një pyetje për homoseksualët e mundshëm në Vatikan me fjalët: “Nëse dikush është homoseksual dhe kërkon ndihmën e Zotit, kush ma jep mua të drejtën që të gjykoj për të?

Krysztof Charamsas i kujtohen mirë fjalët e Papës. Ai thotë se nuk e di me saktësi, po se mendon se gjysma e atyre që shërbejnë në Vatikan janë homoseksualë

“Shpresa ime ishte Papa Françesku – por ai është i vetëm. Françesku nuk ka bashkëpunëtorët e duhur për të hapur një proces reflektimi si ai i kishës protestante dhe anglikane.” – thotë Krysztof Charamsa.

Por ai u zhgënjye – Papa Françesku nuk e mbështeti hapjen, madje sipas tij bëri të kundërtën.

Charamsas thotë se ai ka qenë dhe mbetet një katolik i devotshëm. Por pasi doli hapur si homoseksual Vatikani e pushoi nga puna. Familja e tij në Poloni e mbështet dhe e ka pranuar homoseksualitetin e tij. Kjo e bën atë të lumtur.

Ai u sulmua nga të krishterë konservatorë. Shumë nga ata që si ai e kanë fshehur prej vitesh se janë homoseksualë, kanë kërkuar ndihmë prej tij. Ai nuk është penduar për asgjë – sot jeton me partnerin e tij në Barcelonë dhe shpreson që edhe të tjerë do të gjejnë kurajon për ta pranuar se janë homoseksualë. /Ellen Trapp – DW

Etiketa: Krysztof Charamsaprifti homoseksual

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
KQZ miraton me urgjencë listat e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit

Kush e shkel ligjin në Komisionin Qendror Zgjedhor?

Gjesti i mrekullueshëm i Eminem, mblodhi gati 2 mln dollarë për viktimat e Manchesterit

Gjesti i mrekullueshëm i Eminem, mblodhi gati 2 mln dollarë për viktimat e Manchesterit

Administrata në fushatë/ Përplasje në rangun e lartë, drejtoresha nuk zbaton urdhrin e ministres

Administrata në fushatë/ Përplasje në rangun e lartë, drejtoresha nuk zbaton urdhrin e ministres

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com