Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i plotë i Shon Pen: Frika, ja 14 orët drejt xhunglës, për të takuar El Chapon

2016/01/10 at 4:18 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i plotë i Shon Pen: Frika, ja 14 orët drejt xhunglës, për të takuar El Chapon

Në një shkrim të gjatë, për magazinën Rolling Stone’s, aktori i famshëm Sean Penn rrëfen për rrugën e tij të mundimshme për ta takuar personin më të kërkuar në botë, bosin e drogës, El Chapo’n


Në verën e vitit të kaluar aktori i famshëm Sean Penn kishte filluar përpjekjet e tij për ta intervistuar personin më të kërkuar në botë, El Chapo-n  ose shkurtabiqin, të cilin po e kërkonin me ngulm për ta arrestuar Meksika dhe SHBA-ja.

Bossi i kartelit të drogës Sinaloa, më i madhi i këtij lloji në botë, ishte arrestuar muaj më parë nga forcat meksikane, për t’u arratisur në formë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë, me anë të një tuneli nëntokësor.

Kjo nuk ishte hera e parë e arratisjes së tij. Edhe më herët ishte arratisur, duke u fshehur nën rrobat e larjes.

Historia e intervistës është shumë më fantastike se sa vetë intervista. Pjesë esenciale e kësaj ngjarje është edhe aktorja e njohur meksikane, Kate del Castillo, e njohur për një serial televiziv që kishte për temë rrjetet e drogave.

Castillo në vitin 2012 kishte postuar një shkrim të saj në rrjete sociale, ku në mes të tjerash kishte thënë se nëse do të duhej të zgjidhte se kujt i beson më shumë: “Qeverisë apo kartelave të drogës, ajo më dëshirë do të zgjidhte El Chapo-n.”

Më pas aktorja Castillo kishte shkruar edhe një shënim të gjatë drejtuar baronit të drogës, El Chapo.

Ajo e ftonte atë që të hiqte dorë prej trafikimit të drogës, dhe në vend të kësaj të merret me trafikimin e dashurisë.

“Pse nuk merresh me shërimin e sëmundjeve, me ushqimin e të uriturve, me të pastrehët…”,- kishte shkruar Castilla, në një shkrim të saj shumë më të gjatë se sa kaq, ku ajo i bënte thirrje El Chapo-s të trafikonte dashuri e jo drogë.

Ky postim i aktores i kishte rënë në sy baronit të drogës. Ai, madje, i kishte dërguar asaj një buqetë me lule, por që për arsye të ndryshme nuk i kishin rënë në dorë.

Kjo histori kishte filluar të harrohej, sikur El Chapo të mos ishte arrestuar.

Gjatë kohës kur kishte rënë në burg, ai ishte bombarduar me ftesa të studiove më të mëdha filmike të Hollywood-it, që të bëhej një film për jetën e tij.

Këto kërkesa e kishin intriguar shumë të burgosurin. Mirëpo ai ishte kujtuar për mikeshën e tij të vjetër, aktoren Castilla, të cilën e konsideronte më të besueshmen për t’ia besuar një ngjarje të tillë.

Përmes avokatëve të tij, El Chapo, kishte rënë në kontakt me Castillo-n, të cilës ia kishin shpjeguar planin për një film.

Castillo, përmes miqve të përbashkët, kishte rënë në kontakt me Sean Penn.

Ky i fundit ishte interesuar për projektin. Mirëpo ende pa bërë hapat e parë, El Chapo ishte arratisur.

Por edhe përkundër kësaj, ai nuk kishte hequr dorë prej kontakteve me aktoren meksikane, me të cilën kishte vazhduar kontaktet përmes mesazheve me Blackberry.

Interesimin nuk e kishte hequr as Sean Penn, i cili tani po kërkonte të bënte një intervistë me El Chapon, lidhur me jetën e tij, për revistën e njohur Rolling Stones.

Tamam si në filmat dramatik të Penn-it, kishte ardhur edhe takimi i tij me baronin e drogës.

Në një udhëtim prej më shumë se 14 orësh, pjesën më të madhe me aeroplan, Penn kishte arritur deri tek takimi me shkurtabiqin.

“Kur dola nga aeroplani shkova tek disa lisa për të pshurrur. Me penisin tim në dorë mendova për kwtë pjesë kaq sensitive dhe kaq të ndieshme ndaj thikave të psikopatëve të narko karteleve”, shkruan Penn, i cili gjatë gjithë kohës, në shkrimin e tij, tregon edhe për frikën dhe paranojën që kishte për takimin me personin më të kërkuar në botë.

Fluturimin e dytë me aeroplan Penn e bën i shoqëruar nga djali 29 vjeçar i baronit të drogës, i cili, sipas Penn, mban në dorë një orë që sigurisht kushton më shumë se sa paratë që i mbajnë në sefë bankat qendrore.

Penn e kishte pyetur djalin e shefit të drogës nëse po frikësohej se avioni i tij i vogël mund tw përgjohej nga forcat meksikane.

“E kemi njeriun tonë në hierarkinë më të lartë të shtetit, i cili na tregon sapo të nis diçka konkrete kundër nesh”, i ishte përgjigjur djali i tij.

Rruga, pas zbritjes nga avioni i vogël, kishte vazhduar edhe për disa orë të tjera nëpër xhungël.

Në një moment, vetura në të cilën ndodhej Penn, Castilla dhe djali i baronit të drogës, ndalet nga një postbllok policor.

“Në momentin kur polici e pa fytyrën e djalit, u skuq nga turpi që e kishte ndaluar veturën”, shkruan Penn.

Penn e kishte nisur udhëtimin në ora 7.00 të mëngjesit në Los Angelos, për të mbërritur në ora 21.00 në vendin ku po qëndronte El Chapo.

“Përshëndetja e tij ishte shumë e gjatë, në gjuhën spanjishte”, shkruan Penn, duke thënë se e kuptonte shumë pak ketë gjuhë.

“Mund të komunikoj në spanjisht, në mënyrë mjaft të varfër, vetëm nëse i kam pirë disa birra”, shkruan ai.

Pas takimit, El Chapo, Sean Penn, Castilla dhe disa shoqërues të tjerë u ulën për darkë në një tarracw. Biseda që ishte zhvilluar kishte qenë e lehtë.

“Sa do të paguhesh për ketë intervistë me mua”, e kishte pyetur El Chapo, aktorin Penn.

“Nuk paguhem. E bëj gratis. Kur punoj si gazetar nuk marrë para”, ishte përgjigjur Penn, i cili thotë se El Chapo kishte qeshur paksa, sepse sipas tij, për secilën punë njerëzit duhet të paguhen.

Duke pirë tequila kishin qëndruar së bashku deri në ora 4 të mëngjesit.

Penn i kishte kërkuar El Chapo-së dy ditë të kohës së tij për t’u intervistuar. Ky i fundit kishte pranuar, por i kishte thënë që kjo duhej të ndodhte pas një jave.

Të dytë ishin pajtuar. Penn e kishte lutur El Chapo-n që ta bënin një fotografi, me anë të së cilës ai do t’ua dëshmonte redaktorëve te magazinës Rolling Stone’s se vërtet e kishte takuar El Chapo-n.

Baroni i drogës e pranon pa asnjë kundërshtim kwtë kërkesë. Penn i kërkon që në foto mos të qeshnin asnjëri as tjetri.

Herët në mëngjes Penn, me vetëm dy orë gjumë, kthehet rrugës prej nga kishte ardhur, me shpresën që do të takoheshin prapë, pas një jave.

Por në ndërkohë forcat meksikane kishin nisur një aksion të gjerë kërkimi, saktësisht në viset ku fshihej El Chapo.

Për Sean Penn bëhet i pamundur rikthimi tek El Chapo.

Zgjidhja e vetme për t’u realizuar intervista, për shkak të rrethanave të reja, mbetet që ajo të kryhet në distancë, përmes aktores Castilla.

Penn i kishte dërguar asaj pyetjet, kurse ajo ia kishte dërguar të njëjtat El Chapo-s.

Përgjigjet ishin vonuar aq shumë sa Penn e kishte humbur durimin. I ishte thënë se nuk ka përkthyes anglisht – spanjisht.

“Kate (Castilla) me lejo që të jem i direkt me ty: ky djali udhëheq një kompani multimiliardëshe, që operon në 50 shtete, dhe ti po më thua që atje nuk ka asnjë mother fucker që flet anglisht? Tani po më thua që ai nuk ka as kushte teknike për ta realizuar videon?! Po më thua mua që ai nuk ka mundësi që një video ta kontrabandojë për në Amerikë”, shkruan plot mllef Penn, i cili më vonë tallet me veten, duke thënë se fillova të dukesha si ‘trump-gringo’.

Pas shumë ditësh pritje dhe nervoz, Penn merr një mesazh të enkriptuar: E mora.

Ai shkruan se kishte fluturuar nga gëzimi.

Video intervista ishte e gjatë 17 minuta. Penn nuk ishte gjithkaq i kënaqur me intervistën, sepse El Chapo kishte zgjedhur të përgjigjej çfarë kishte dashur, pa pasur mundësi për nënpyetje.

 

 



Ju sugjerojmë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Para
Kombëtarja/ U kualifikuan në Europian, ja sa para do të marrë secili lojtar

Kombëtarja/ U kualifikuan në Europian, ja sa para do të marrë secili lojtar

Sarandë/ Zbulohet automjeti që u përdor në atentatin ndaj Haxhiajt

Sarandë/ Zbulohet automjeti që u përdor në atentatin ndaj Haxhiajt

Atentati ndaj Haxhiajve/ Çfarë ndodhi mbrëmjen e 30 Dhjetorit?

Atentati ndaj Haxhiajve/ Çfarë ndodhi mbrëmjen e 30 Dhjetorit?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com