Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i një arabi që udhëtoi në tokat shqiptare. Ja si ishte Shqipëria në kohën e Bizantit

2016/01/10 at 11:56 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i një arabi që udhëtoi në tokat shqiptare. Ja si ishte Shqipëria në kohën e Bizantit

Muhammed al-Idrisi ishte një gjeograf i famshëm arab. Ai kishte lindur në Ceuta, në Afrikën e Veriut dhe thuhet se ka studiuar në Kordoba, duke udhëtuar shumë nëpër Andaluzi dhe Afrikën e Veriut.

Për arsye që janë të paqarta, ai u vendos në oborrin e Mbretit Roger II të Sicilisë (1105-1154), për të cilin hartoi një gjeografi të botës së njohur. Kjo vepër, e njohur si “Libri i Rogerit”, është e ndarë në shtatë zona klimatike.

Ajo u përfundua në vitin 1154 dhe ofron disa informacione shumë të dobishme mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ne mund të themi se territori venecian, toka e sllavëve dhe, në përgjithësi gjithçka që laget nga Deti Adriatik është e rrethuar si një zonë në anën lindore, nga një vargmal, i cili fillon 30 milje nga Adrianopoja (Edirne).

Këta male quhen Lessu (Lezha) dhe në majë të tyre është një qytet me të njëjtin emër. Ata shtrihen në veri deri në Kastoria, dhe ka gjithashtu një varg të tyre përballë Drastit (Durrësit), përmes të cilëve kalon rruga që të shpie tek ai qytet.

Atje, vargmali quhet al-Tamûra (Tomor). Tre lumenj që rrjedhin drejt Lablûnas (Vlora) dhe Durrësit, e kanë këtu origjinën e tyre.

Lumi i parë, ai i Vlorës quhet Shuzza (Vjosa), i dyti quhet Dâblî (Devoll) dhe i treti quhet Istrîna (Drin).

Më tej, vargmali shtrihet prej rrugës së Durrësit, deri 40 milje më lart, në Jâdhra (Zadar).

Nga pika më pranë Adrianopojës dhe qytetit të Janinës, ka një vargmal që shtrihet deri në gjirin e Detit të Peloponezit dhe përfundon 80 milje nga Teba.

Naupaktosi është në bregdet, në rrëzë të këtij mali. Gjithashtu mali i Lezhës, që e kemi përmendur, ndodhet 15 milje larg nga Durrësi.

Janë 30 milje nga qyteti i Lezhës deri në Duljîna (Ulqin), përmes Adriatikut. Dhe prej aty deri në mal, janë edhe 12 milje.

Ky varg malesh shtrihet fillimisht pranë Antibras (Bar), një qytet i vogël i ndërtuar në një anë kodre, 3 milje larg nga deti, aq sa dhe mali; së dyti, Qadara (Kotori), një vend që ndodhet 3 milje larg nga malet, në skajin e njërit prej vargmaleve; dhe së treti në qytetin e Ragusas (Dubrovnikut), që ndodhet gjithashtu në skajet e vargmalit.

Përballë qytetit të Kotorit, për të cilin kemi folur, dhe përtej maleve në një distancë 15 milje ndodhet Qâmyû (i

panjohur), një qytet i lulëzuar pranë një vargu malesh që e rrethojnë në formën e një kâf-i (gërma e 22-të e alfabetit arab), aq sa mund të shkosh drejt tij vetëm nga njëra anë.

Vargu i maleve vazhdon drejt Stagnos (Ston). Më tej, vazhdon drejt Asbâlatû (Split)…

Mes Detit Adriatik dhe ngushticës së Adrianopojës ka shumë vende të famshëm, qytete dhe kryeqytete.

Ne synojmë që, me ndihmën e Zotit, t’i përshkruajmë me hollësi dhe sipas rendit. Kështu që, mendojmë se rruga nga Durrësi deri në Akhrisopoli (Chrysoupolis) është si vijon.

Nga Durrësi, në brigjet e Detit Adriatik, duke udhëtuar nga toka në drejtim të Kostandinopojës, fillimisht mbërrin në Petrelë, në një distancë prej dy ditësh. Prej aty, në një distancë prej katër ditësh është Okhrida (Ohri).

Ky qytet është i spikatur, prej rëndësisë që ka begatia dhe tregtia e tij.

Eshtë i ndërtuar jo larg prej një liqeni të madh, ku peshkojnë me varka. Ka shumë tokë të kultivuar përreth liqenit, që ndodhet në jug të qytetit. Perimetri i tij është pak më shumë se 3 ditë.

Eshtë një distancë prej 2 ditësh nga këtu në Bûlghû (Polog / Tetovë), një qytet i vogël i vendosur në majën e një mali të lartë.

Në një ditë distancë prej këtu, duke udhëtuar në verilindje, ndodhet Asqûfia (Shkup), një qytet i madh i rrethuar.

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Cfare televizoresh perdornin shqiptaret ne vitet ’80?

Cfare televizoresh perdornin shqiptaret ne vitet '80?

Video-Tragjike/ Kamionit i del goma, vret gruan

Video-Tragjike/ Kamionit i del goma, vret gruan

Kreshnik Spahiu kërcënon Erion Veliajn: Do të të vëmë zjarrin

Kreshnik Spahiu kërcënon Erion Veliajn: Do të të vëmë zjarrin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com