Klodi Lesi, i cili në Janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin e tij 4 – vjeçar tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes.
Dukshëm i penduar, 33 – vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij.
Klodi tregon problemet që lindën në familje, kur bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë.
Çifti kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës, që kurse Klodi dhe Lela u njohën dhe vendosën të jetojnë së bashku në vitin 2008.
Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshojë dhe ajo i kërkoi që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj.
Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014, ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.
Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë.
Natën e krimit kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak. /Tv Klan