Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i Kadaresë për Nexhmijen: E mora me polici dorëshkrimin e romanit. Enkas e fyeva publikisht

2016/02/15 at 9:33 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Franca i jep Kadarese titullin më te lartë: Kalorës i Legjionit të Nderit

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

“Letërsia është absolutisht shpërfillëse nga regjimi politik. Regjimi mund t’i bjerë më qafë shkrimtarit, por nuk mund ta ndryshojë dot letërsinë”. Kështu shprehet Ismail Kadare në një intervistë dhënë pedagoges së letërsisë, Lili Sula, përfshirë në librin me ese dhe studime “Kadare, leximi dhe interpretimi”, përgatitur nga prof. Ardian Ndreca.


Një ndër çështjet e prekura në këtë intervistë është edhe ajo e dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” dhe konflikti me të venë e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Si ia mori dorëshkrimin dhe pse ngulte këmbë Nexhmije Hoxha që ta mbante atë…

Kadare tregon se e mori dorëshkrimin me gjyq, me polici, duke thënë se e fyeu me qëllim publikisht Nexhmijen. “E mora me gjyq. Me polici. Enkas e fyeva publikisht. E mori veprën gjoja për ta ruajtur, pastaj e mohoi. Jo ma ka dhënë, jo s’ma ka dhënë. Dokrra të këtij lloji. S’e vërtetoi dot. Ia kam marrë me forcë.

Para një viti. Policia i tha se do të shkonte t’i bastiste shtëpinë. Për të mos u turpëruar, e dorëzoi vetë. Ky është rasti më flagrant”­ thotë Kadare. Sipas tij nga arkiva nuk ka humbur asgjë deri më tani. “Tentoi Nexhmije Hoxha me “Dimrin e vetmisë së madhe”, por, nuk ia arriti”.

Ju mund të pyesni: ç’do të thotë kjo?! Fjalët “zhdukja e dorëshkrimit” ngjajnë dramatike. Si mund të quhet dramatike zhdukja e dorëshkrimit të një vepre, e cila është botuar ndërkaq, madje në dy variante? Ky konstatim e ka bazën në një ngatërresë termash, karakteristike për diskurset tona të cekëta. Fjala “dorëshkrim” përdoret te ne pa përgjegjësi dhe për dorëshkrimin e mirëfilltë, atë “me dorë”, siç e tregon emri, edhe për versionin e daktilografuar ose të kompjuterizuar, që shërben si bazë për shtypshkrim.

Në rastin e Dimrit është fjala për dorëshkrimin e mirëfilltë, të shkruar me dorë. Është e natyrshme që dikush të pyesë: A është vërtet dramatike humbja e një dorëshkrimi të tillë në rastin kur vepra është botuar? Në një pamje të parë duket se dramaticiteti është i tepruar. Dhe këmbëngulja e N. Hoxhës për të mos dorëzuar dorëshkrimin, mund të merret për një lajthitje. Në të vërtetë s’është ashtu. Në një dorëshkrim prej 1300 faqesh me dorë, siç është ai i “Dimrit”, ka disa qindra fraza të shuara, të rishikuara, të zëvendësuara, gjatë procesit të të shkruarit. Dhe ato janë zakonisht ndër frazat më delikate të librit, të cilat nuk figurojnë në asnjë daktilografim. Ato përbëjnë historinë gjenetike të një vepre.

Zhdukja e tyre është një humbje e pazëvendësueshme për studiuesit, gjenetistët. Sidomos për një vepër të shkruar nën trysninë e tiranisë. Në këtë kuptim lind pyetja: Përse N. Hoxha kërkonte t’i mbante ose t’i fshihte ato qindra fraza? Dikujt mund t’i dukej se e bënte thjesht për ligësi, për të dëmtuar. Kjo s’përjashtohet, por ndërkaq mund të jetë edhe ndonjë arsye tjetër, gjithashtu meskine. Ka shpresuar se ndonjë nga shërbëtorët e saj të shumtë, ca gjysmëprofesorë a gjysmëakademikë, të përpiqen që prej frazave të shuara të nxjerrin të dhëna kundër shkrimtarit (mendime kontradiktore etj, etj.

E gjithë kjo është vërtet për të qarë e për të qeshur, ngaqë s’besoj se ka shkrimtar në botë që të shqetësohet për zhbirime të tilla. Që t’i bie shkurt, dorëshkrimi im gjendet në Arkivin e Shtetit dhe kushdo që dëshiron mund ta studiojë mbarë e mbrapsht”­ thotë Kadare.



Ju sugjerojmë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Para
Leo DiCaprio bllokon publikimin e fotove me Rihannën

Leonardo Di Caprio aktori më i mirë i BAFTA

Zbardhet dëshmia/Vrasësi me pagesë: Si dështoi atentati ndaj Çakmashit

Zbardhet dëshmia/Vrasësi me pagesë: Si dështoi atentati ndaj Çakmashit

Letrat sekrete të dashurisë së Papës me gruan e martuar

Letrat sekrete të dashurisë së Papës me gruan e martuar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com