Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i gazetarëve: Si ishte ngritur teknologjia e kanabisit në malin e largët dhe dyshimet për vrasjen e ushtarit profesionist

2016/10/15 at 7:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i gazetarëve: Si ishte ngritur teknologjia e kanabisit në malin e largët dhe dyshimet për vrasjen e ushtarit profesionist

Artan Hoxha dhe Dorjana Bezat kanë hedhur dritë mbi një ngjarje të rëndë. Një vrasje e raportuar nga policia si vetëvrasje. Një vrasje në hangarët e drogës aty ku ishin mbjellë dhe përpunuar mijëra rrënjë kanabis dhe jo një vetëvrasje në stan dhensh…


Si arritën gazetarët në malësinë e thellë, çfarë panë, pse dyshojnë në vrasje?

Më poshtë rrëfimi i tyre në studion e “News 24”, ku punojnë, porsa janë kthyer nga investigimi për drogën dhe vrasjen.

***

“Ushqime, sheqer, oriz, pije energjike, birrë, detergjentë dhe madje edhe kontraceptivë gjetëm në hangarin e  ngritur për përpunimin e kanabisit në fshatin Urë në malin e Kollogjeshit”, thonë dy gazetarët e News 24. Kemi udhëtuar për orë të tëra me makinë fuoristradë dhe më pas edhe në këmbë për  për të mbërritur në malësinë e Tiranës, një vend në kufi me malësinë e Elbasanit.

Artan Hoxha:Kemi një ngjarje e cila në pamje të parë duket si ngjarje rutinë në një zonë të thellë malore, një vetëvrasje. Në ditët në vijim patëm përplasje informacione nga prokuroria dhe policia, ndaj vendosëm të shkonim në vendin e ngjarjes.

Nuk kishim udhërrëfyes. Halla e viktimës u ofrua të na çonte. Jetonte pranë liqeneve të Kollogjeshit. Aty gjetëm një kamping të mirëfilltë me panele “sandwiçh” dhe e veshur me bukë peshku që temperaturat të jenë të larta. Me dhjetëra metra tubacione që qarkonin tavanin e hangarit në mënyrë që të përcillnin nxehtësi. Ndryshe nga sa tha policia nuk kishte stan dhe as mbetje bagëtish. Gjetëm ushqime, sheqer, oriz, pije energjike, birrë, detergjentë dhe deri edhe kontraceptivë. Nuk kishte linjë elektrike pasi janë përdorur gjeneratorë por silencioz.

Nga ajo që pamë mendoj se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale të mirëfilltë që ka financuar shuma të mëdha parash. Me ato çfarë pashë, ato parcela, bëhet fjalë për një biznes dhe prodhim që nëse do të shitej në tregun e BE-së, do të kapte një vlerë prej disa miliona eurosh.

Dorjana Bezat: Fillimisht ne patëm një njoftim nga policia për gjetjen e viktimës Besnik Pudja në Kollogjesh, që dyshohej se ishte vetëvrarë. Ai ishte banor i Shkozës dhe shumë njerëz që e njihnin, thanë se kjo ishte vrasje. Fillimisht u ofrua xhaxhai për të na çuar, por më pas hezitoi. Ndërsa, halla ishte vetëm rastësi në rrugën tonë. Duke parë hezitimin e xhaxhait dhe lutjet e hallës që të mos dilte në kamera them se familjarët ishin nën presion.

Dyshimet e familjarëve janë se vrasja ka ndodhur të enjten në datën 6 Tetor, pra 1 ditë para njoftimit të policisë sepse atë ditë kanë folur në telefon me Besnikun, më pas jo…

Artan Hoxha: Viktima, Besnik Pudja, 36 vjeç, ka qenë efektiv me pagesë i FA-ve, ka qenë ushtar profesionist. Po është larguar nga puna se ka pasur një reformë. Fakti që ishte ushtar profesionist do të thotë se i njihte mirë armët. Një prej personave të dyshuar, Algers Licja është i plagosur. Kush e plagosi, nëse Besnik Pudja u vetëvra? I arrestuari tjetër Dritan Buzo nga Pogradeci. E dyta kanë thënë që është vetëvrarë duke luajtur me armë zjarri pistoletë, ruleta ruse. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë model 54, tokarev dhe me tokarev nuk mund të luash ruletë ruse sepse nuk është armë me mulli apo braziliane që të lejon të luash.

Gjetëm një fugon të djegur, më bëri përshtypje. Banorët na thanë se e ka hedhur vetë policia dhe është prej kohësh, por gjethet e djegura tregonin se ishte djegur shpejt në kohë.

Dorjana Bezat: Furgoni është 1 orë e 30 minuta nga vendi ku u gjet i pajetë 36-vjeçari. Nuk kishte as targa dhe në pjesën e përparme nuk kishte sedilje të shoferit.

Artan Hoxha: Nëse ngjarja është regjistruar në dt. 7 vetëm në dt. 12 janë shoqëruar 2 persona. Në rast se ka të plagosur dhe në duart e viktimës është gjetur barut, minimalisht kemi patur shkëmbim zjarri?

Ka dyshimet shumë të forta që të kemi shkëmbim zjarri dhe përplasje mes dy grupeve. Zjarri në hangarin e dytë është vënë nga policia. Nga informacioni që vjen nga policia, komisariati nr. 4 në fshatin Urë janë asgjësuar mbi 2 mijë bimë narkotike.

Dorjana Bezat: Sipas policisë Pudja ka qenë pronar i hangarit dhe parcelave me kanabis. Ndërsa kishte punësuar 2 personat e arrestuar, ndërsa Dusha ishte bashkëpunëtor. Pas lirimit nga detyra, Pudja ka qenë emigrant dhe kur është kthyer i papunë. Sivjet është punësuar. Duke qenë se ne kemi shkuar pas 7 ditësh, në hyrje të kapanonit një njollë gjaku. Edhe kjo e dyshimtë sepse në një rast vetëvrasje duhet të kishte më shumë gjak. Kishte shumë vatra zjarri që është djegur kanabisi aty. Dukej një përpjekje në nxitim e njerëzve për të shembur hangarin. Kishin prerë pemët që mbanin hangarin. Veprimet ishin bërë para se të shkonte policia. Nuk kishte shirit skenë krimi.

Artan Hoxha: Mund të kishte 5 rreshta me kolona druri. Ishin prerë 2 rreshta dhe nuk ishte shembur. Zjarri ka fshirë prova. Jo në pak raste që vinte era e kanabisit. Ishte dehëse. Pamë dy persona me kamuflazh që sapo kuptuan praninë tonë u larguan. Edhe dy persona të tjerë i pamë në errësirë. Pamë një xhip me targa italiane. Nga jashtë pashë që në xham kishte taksat e paguara të vitit 2012 në Itali. Në hangarin e dytë gjetëm një rimorkio që mund t’i lidhej edhe një fuoristrade por që gomat i ishin djegur.

Dorjana Bezat: Fakti që gjetëm gjurmë gjaku shumë të vogël, fakti që njerëzit ishin shumë të trembur, informacionet kontradiktore na sjellin dyshime që kemi të bëjmë me një vrasje jo vetëvrasje.

Artan Hoxha: Pse nuk është vetëvrasje? Së pari ky ishte ish-ushtarak, i njihte mirë armët. Së dyti nuk kishte asnjë alibi për vetëvrasje. Së treti nuk është vetëvrasje se kemi edhe një të plagosur. Si e ka marrë plumbin në gjymtyrë? Hyrja e predhës së plumbit në krahun e majtë dhe dalja përpara tregon se nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje. Tokarev është një armë frontale. Sipas policisë e njëjta predhë ka qëlluar Pudjan dhe Licin.

E dyta: Ai biznes i ngritur aty? Një njeri i vetëm do çohej nga Tirana do bënte 2 orë rrugë për të vrarë veten në pyll? Si mund të jetë vetëvrasje kur dy të tjerët kanë qenë aty. Si mund të jetë viktima që ishte financuesi. Për mendimin tim grupi kriminal që ka ngritur atë biznes aty, ka bërë këtë vrasje.

Te lidhura:

http://opinion.al/gazetaret-nxjerrin-zbuluar-policine-36-vjecari-ne-shengjergj-u-vra-ne-mes-te-hashashit-ja-pamjet-dhe-deshmite/

 



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
“Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin”, rrëfimi i pazakontë i Kryeministrit

"Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin", rrëfimi i pazakontë i Kryeministrit

Video tronditëse/ I sëmuri shtrirë në mes Bllokut, ja sjellja e njerëzve

Video tronditëse/ I sëmuri shtrirë në mes Bllokut, ja sjellja e njerëzve

Foto/ Detaje nga aksidenti në Vaun e Dejës, si shpëtoi shoferja 19 vjeçare

Foto/ Detaje nga aksidenti në Vaun e Dejës, si shpëtoi shoferja 19 vjeçare
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com