Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i ‘gazetares’ shqiptare që braktisi gjithçka për punën në kroçere

2017/05/11 at 9:31 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rrëfimi i ‘gazetares’ shqiptare që braktisi gjithçka për punën në kroçere

Për të udhëtuar një herë me kroçerë luksi, duhet të kesh kursyer gjithë vitin ose disa vite rresht (sigurisht nëse pushimet nuk janë të sponsorizuara). Por i gjithë ky “mund” shpërblehet, pasi brenda kroçerës një armatë punonjësish janë në një tension të jashtëzakonshëm që gjithçka të funksionojë perfekt. Përshtypjet e turistëve janë thuajse të njëjta: fantastike!


Por çfarë ndodh me punonjësit e një kroçere? Si përzgjidhen ata? Në ç’kushte punojnë? Delinda Muçollari është vetëm 24 vjeç. Ajo ka mbaruar shkollën për gazetari. Ka punuar jo pak kohë në media, e në ato prestigjozet.  Deli është ndër të paktat shqiptare që punon në një kroçere luksi. Në një intervistë për “Urbanus”, Deli tregon se pse e mori vendimin për t’u larguar nga media për t’u arratisur drejt detit dhe se si funksionon kjo punë.

Deli, si është të punosh në një kroçerë? Si është të arratisesh çdo ditë nga një destinacion në një tjetër, përmes detit?

E imja është një punë shumë dimensionale, që të mban alert 24/7. Patjetër intensive e me një standard kërkesash shumë të larta. Por unë nuk do ta quaja thjesht ‘punë’, në kroçerë ti jeton përditshmërinë tënde krejtësisht të rikonceptuar, të duhet të ndryshosh regjimin me të cilin ishe mësuar në jetën e zakonshme në ‘tokë’ dhe të përshtatesh me një seri rregullash, detyrash dhe angazhimesh pafund. Personalisht jam pjesë e rrjetit të dyqaneve “Msc Boutiques” por si çdokush tjetër që punon në kroçerë, nuk jam e pavarur nga departamentet e tjera, por funksionoj si hallkë e një zinxhiri të mirëorganizuar. Është një lloj jete që të kërkon energji të pashtershme sepse gjatë gjithë kohës je në kontakt me njerëz me të cilët duhet të jesh maksimalisht profesional. Nuk kanë qenë të pakët ata që kanë rezistuar vetëm një apo dy javë dhe janë larguar, sepse sasia e stresit mund edhe të jetë e papërballueshme nëqoftëse nuk ke durimin dhe qetësinë e duhur për të ndjekur rrjedhën e funksionimit të një institucioni të tillë të mbyllur, si kroçera. Ajo që pasagjerët shohin kur vijnë të kalojnë pushimet është vetëm maja e ajsbergut, sepse në gjysmën e anijes që ata nuk mund ta vizitojnë punojnë me qindra njerëz si një makineri e pandalshme.

Të vizitosh gjithë këto vende njëri pas tjetrit është pjesa më emocionuese e motivuese që të mban në kroçerë. Çdo mëngjes të gjen në tjetër port, ti vazhdon punën normalisht dhe është ky ishull i vogël lundrues që udhëton për ty. Unë asnjëherë nuk i kam pëlqyer udhëtimet e gjata me makinë sepse janë shumë të lodhshme, ndërsa në kroçerë ti harron se je në lëvizje nëse nuk ke një dritare afër nëpërmjet së cilës të shohësh oqeanin. Vetëm në ato ditë kur moti nuk është aq miqësor, ky rrugëtim vështirësohet pak dhe ti pendohesh pse nuk i mbajte këmbët në tokë.

Sa vende ke vizituar deri tani?

Në këto dy vite që kam jetuar në kroçerë (siç e thashë më lart, jo thjesht ‘punuar’) pata fatin që të ndjek itinerare të ndryshme, duke filluar nga deti Mesdhe me porte të ndryshme të Italisë, (Venecia, Bari) Greqisë (Athinë, San Torini, Katakalon,Nafplion ), Kroacisë (Split) e Malit të Zi (Kotorr ). Më pas, me një tjetër anije kemi lundruar përgjatë Francës (Marsejë), Spanjës (Barcelona, Valencia, Palma de Majorca), Maltës (Valeta ) e në rikthim sërish përgjatë Italisë (Roma, xhenova, Sicilia). E megjithëse Barcelona është ai qytet që unë e kam dashuruar me shpirt, ai itinerar që më ka fasinuar është ai i detit Baltik, në Europën Veriore, në të cilin kam vizituar shtete si Anglia (Londër), Gjermania (Hamburg), Irlanda (Dublin, Kork ) , Skocia (Invergordon, Kirkëall), Islanda (Reykjavik) dhe e paharrueshmja Norvegji me porte si Geiranger, Alesund, Spitzberg etj. Një nga ditët e ‘shënuara ‘ ishte kur vizitova Kepin e Veriut, pikën më veriore të Europës, pasi kishim kaluar rrethin polar. Ndërsa aktualisht jam në përfundim të një kontrate ‘të nxehtë ‘në një anije që lundron rreth Karaibeve. Pata shansin të njoh kultura tërësisht të ndryshme nga ato europiane, larg kryeqyteteve të zhurmshme dhe të shoh plazhet e konsideruara si më ekzotiket në botë në Republikën Domenikane, në Xhamajka, në Aruba, Kurasao, ishujt Bahamas, ishujt Kajman, Kolumbinë, Ishullin e ëndrrave Puerto Rico, Saint Martin, Meksikën e famshme dhe më në fund preka edhe unë njëçikë tokë amerikane në Majemi. Sapo i kam shprehur eprorëve dëshirën për të udhëtuar drejt Kinës ose Lindjes së Mesme, që janë dy nga destinacionet me shkronja të mëdha në listën time,me shpresën që do të realizohen së shpejti.

Sa gjuhë të huaja di për të mbajtur këtë punë?

Kur fillova këtë rrugëtim, përveç anglishtes së detyrueshme, frëngjishtja dhe gjermanishtja ime ishin të çala megjithëse i kisha studiuar për vite me rradhë. Sot unë flas veç tyre spanjisht, italisht e portugalisht dhe çdo ditë përpiqem të rrëmbej aty-këtu fjalë nga gjuha kineze apo hebraishtja që më ngjallin shumë kuriozitet e dëshirë për t’i njohur. Në kroçerë vizitorët janë nga i gjithë globi, kështu që të duhet të jesh i pajisur maksimalisht me njohuri nga gjuhët e huaja e praktikisht jetesa me ta e bën më të lehtë ketë mision.

Sa është koha më e gjatë që ke qëndruar në kroçerë pa zbritur në tokë?

Pjesa më e madhe e kroçerave të kompanisë për të cilën unë punoj Msc (Mediterranean Shipping Company ), i zhvillojnë itineraret e tyre në Europë, kështu që distanca nga porti në port është veç disa orëshe. Vetëm në rastet kur anija ndryshon itinerar, shkon drejt Brazilit, Lindjes së Mesme etj kapërcimi kërkon detyrimisht disa ditë. Sidoqoftë edhe nëse anija është në port, më ndodh që nuk zbres për ditë me rradhë qoftë për shkak të punës apo angazhimeve të tjera personale. Ndoshta koha më e gjatë që kam qëndruar në kroçerë pa zbritur fare në tokë mund të ketë qenë dy javë, e them pa qenë shumë e sigurt se unë jam gjithnjë e papërtuar për të shkelur tokë, për të marrë ajër të pastër jashtë kabinave të vogla të anijes, pa uniformë, pa name tag e pa qenë e detyruar t’i buzëqesh kujt. Për ne që punojmë prej një kohe të gjatë në këtë lloj terreni, të zbriturit në tokë nuk do të thotë thjesht të vizitosh një destinacion të ri, por është një frymëmarrje e thellë larg normave strikte të punës, një arratisje larg eprorëve, hierarkisë dhe një mënyrë për tu ndjerë i lirë në atë çfarë bën, çfarë vesh, ha, pi, kë takon pa i dhënë shpjegime kujt.

Është një punë e zakonshme, pra që gjithkush mund të aplikojë? Apo ka ndonjë formë specifike të rekrutimit të stafit (zgjedhjes së stafit)?

Gjithkush që ka motivimin e duhur mund të aplikojë. Filtrat do të bëjnë të vetën dhe ata që vërtet e gjejnë veten duke punuar rreth botës herët apo vonë do i realizojnë qëllimet e tyre, ashtu sikurse unë jam tejet e lumtur që e ndërmora këtë sfidë me veten dhe megjithë pengesat që dalin, dobësitë e mia, malli, shtëpia, familja, miqtë etj, ëndrratl ime për të parë gjithë dimensionet e kësaj bote, më motivon për të mos u ndalur.

Në Shqipëri ekziston vetëm një agjensi përmes së cilës çdokush mund të kërkojë një shans punësimi, Kouzon, e cila ka qenë përkrahje e madhe për mua deri më sot dhe u ka mundësuar kaq shumë të rinjve të nisin rrugëtimin e tyre. Esenciale janë gjuhët e huaja dhe aftësitë komunikuese, duke qenë se pozicionet e punës janë pjesë e fushës së shërbimit, costumer service, si recepsion, entertainer, artist, hostess , fotograf, shitës, casino dealers etj.

Cilat është e bukura e kësaj pune? Po sfidat, pra çfarë të është dashur të sakrifikosh nga vetja dhe çfarë vazhdon të sakrifikosh për të qënë aty?

Jeta në kroçerë të hap dritare të reja drejt njohjes së botës, të ndryshon mentalitetin, të bën fleksibël, të aftë të përshtatesh me këdo, kudo, të bën tërësisht të pavarur emocionalisht dhe financiarisht, të nxit për aventurë, nuk të lë asnjë sekondë ta humbësh kot, të njeh me kultura që ti nuk i ke njohur dhe i ke gjykuar gabim, të thyen tabutë, të zbut fobitë, të bën të duruar ndaj të tjerëve, të hapur të bësh kompromise edhe për vendime që nuk bie dakord, të jep mundësinë të rikrijosh veten ashtu siç do, të ndihmon të kërkosh dhe gjesh çfarë të bën të lumtur. Unë kam takuar njerëz nga të gjithë anët e botës prej të cilëve jam përpjekur të ruaj përshtypjet më të mira. Sot numëroj qindra miq nga gjithë bota si Kina, Brazili, Kanadaja, Afrika e Jugut, Maroku, Rusia, Izraeli, Libania, Tunizia, Lituania, gjithë Ballkani etj dhe jam shumë krenare që të gjithë kemi ndarë me njëri-tjetrin këtë punë- aventurë.

Është e trishtueshme që nuk mund t’i shohim familjarët për një kohë të gjatë, të ndahesh nga miqtë e ngushtë, të festosh ditëlindjen apo Krishtlindjen duke punuar, të mos kesh asnjë ditë pushim në 7 muaj, të mos ngopesh kurrë me gjumë e të lutesh për ushqimin nga duart e mamit, por gjithçka ja vlen në fund të ditës.

Dhe ashtu siç do thoshte edhe Shekspiri: “Gjithçka e mirë, mbaron mirë !”/UrbanusBlog

 

Etiketa: 24-vjecarjabraktisi gjithckapuna ne krocere


Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Intervista/ Nëna nxjerr mesazhet: Ja çfarë i shkruante mësuesi vajzës sime

Intervista/ Nëna nxjerr mesazhet: Ja çfarë i shkruante mësuesi vajzës sime

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në pritje të fëmijës, bashkëshortja: Goli më i bukur i tij, po rritet brenda meje

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në pritje të fëmijës, bashkëshortja: Goli më i bukur i tij, po rritet brenda meje

Sekuestrohen 9 mina me telekomandë në Lezhë

Sekuestrohen 9 mina me telekomandë në Lezhë
















TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com