Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i familjes Çapja:Donin të na vrisnin, ja kë kishin piketuar nga ne

2016/06/10 at 9:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i familjes Çapja:Donin të na vrisnin, ja kë kishin piketuar nga ne

Familja Çapja nga Elbasani pretendon se është terrorizuar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe FNSH­ja.

Ngjarja sipas rrëfimit të tyre ka ndodhur të mërkurën pasdite, ku punonjësit e policisë kanë qëlluar ndaj tyre me armë zjarri pa asnjë paralajmërim dhe kur nuk kishin asnjë shenjë indetifikuese si dhe më pas kanë ushtruar terror.

Ky reagim vjen pasi, policia mbrëmjen e së mërkurës arrestoi dy prej pjesëtarëve të kësaj familje dhe gjashtë persona të tjerë pasi pati një shkëmbim zjarri mes tyre dhe policisë.

“Rreth orës 17 të pasdites një makinë me xhama të zinj, njëri nga katër personat që ndodhej në automjet nxori dorën jashtë duke filmuar me një kamer dore. Dhe pa paralajmëruar askënd qëllojnë në drejtim të biznesit me armë zjarri nga makina e përbërë nga katër persona. Makina dhe personat të cilët ndodheshin në automjet nuk kishin asnjë shenjë dalluese që të tregonte se ishin punonjës të policisë. Pas pak sekondash afrohet reparti i FNSH të maskuar që ndodheshin pak metra larg nga automjeti privat dhe qëllojnë në mënyrë të pa kontrolluar.

I ështe vendosur nënave pistoleta në gjoks duke e kërcënuar me vdekje, madje një nga personat e maskuar ka ushtruar dhunë ndaj një prej anëtareve të kësaj familje që është e diagnostikuar me tumor në gjoks dhe është duke kryer kimio­terapi, madje duke i drejtuar dhe një arme automatike në drejtim të gjoksit. Gjithashtu ndaj Ferit Muçës njërit nga të plagosurve të muajit shkurt i cili është i dëmtuar rëndë në trup dhe ndodhet në regjim shtrati është tërhequr zvarrë nga dhoma ku ndodhej deri në oborrin e banesës së tij.

Ndaj pronarit të hotel “Univers”, FNSH ka qëlluar drejtë për ta ekzekutuar pa paralajmërim, por fatmirësisht falë një makine që ndodhej aty pranë ai ka shpëtuar duke u fshehur dhe plumbat kanë përshkruar makinën tip “Benz” ngjyrë e zezë. Deri rreth orës 00:00 të ditës së enjte asnjë nga familjarët e kësaj familje nuk është lejuar të futet në banesat e tyre, madje nuk kanë qenë prezent edhe gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj pronave dhe shtëpive të pjestarëve të familjes Çapja. Veç armëve në të gjithë biznesin dhe në shtëpitë e familjes Çapja është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke filluar tek femijët 1 vjeç e deri tek të moshuarit e kësaj familje.

Gjithashtu klientët e huaj të hotel “Univers”, theksojme shtetas të huaj janë dhunuar psikologjikisht duke mos i sqaruar per atë çfarë kërkonin të bënin forcat e maskuara të policisë. Prej muajit shkurt kur ndaj familjes Çapja është qëlluar nga katër persona të veshur me uniforma policie, ku humbën jetën dy anëtarë të familjes pjesëtarët e kësaj familje janë ndjerë të kërcënuar dhe te rrezikuar.

Sqarojmë se nga fillimi i ushtrimit të dhunës rreth orës 17:00 e deri në orët e vona të natës policia veç ushtrimit të dhunës dhe terrorit ndaj nënave, fëmijëve dhe pjestarëve të kësaj familje nuk ka sqaruar arsyet dhe motivet e kësaj bastisje.

Po ajo që duhet theksuar është fakti se avokatët e familjes nuk i është dhënë asnjë informacion dhe pse janë gjendur perpara komisariatit nga ora 21:00 deri në orën 02.00 të këtij ambjenti.

As qoftë ndaj avokatëve të familjes Çapja, si dhe i kërkojmë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të ndërmarrë veprimet e duhura përkundrejt terrorit të shkaktuar në ambjentet e resortit duke i vënë në dispozicion listën emërore të të gjithe klientëve të huaj të cilët mund të dëshmojnë gjithçka të ndodhur (mbi 25 të huaj)

Sikurse pas sulmit të qëllimshëm dhe të paramenduar me armë ndaj pronarit të këtij resorti Ardjan Copja nga forcat e rendit, i cili nuk bëri rezistencë dhe i paarmatosur, ky i fundit lihet për një kohë të gjatë pa ndjenja i shtire ne toke nga gjendja e shokut ndërkohë që forcat e rendit e zhvishnin dhe mblidhnin gëzhojat të qëlluara nga po vetë armët e tyre për të zhdukur provat.

Pamjet e kësaj ngjarje jane të filmuara nga kamera amatore të shumë klientëve prezent në ato moment. Disave prej tyre nën kërcënimin e armëve u jane thyer aparatet smartphone gjate regjistrimit. Çdo klient prezent në bar një pjese e mirë të shoqeruar nga femijë, ështe kërcënuar nën armë dhe janë detyruar me dhunë të shtrihen në tokë….shumë prej tyre e dëshmojnë këtë të fundit.”

Ju sugjerojmë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
Para
Nëna e Elvana Gjatës feston ditëlindjen, ja politikani i ftuar

Nëna e Elvana Gjatës feston ditëlindjen, ja politikani i ftuar

Zogu i Tunës nuk i le vend më imagjinatës

Zogu i Tunës nuk i le vend më imagjinatës

Përgjimi/ Ja si u lëviz pajisja, kamerat e policisë ishin fikur

Përgjimi/ Ja si u lëviz pajisja, kamerat e policisë ishin fikur

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com