Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi emocionues i 21 vjeçarit që ka lindur me HIV/AIDS: S’kam nevojë për mëshirë

2016/12/01 at 2:13 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi emocionues i 21 vjeçarit që ka lindur me HIV/AIDS: S’kam nevojë për mëshirë

Ka mësuar të jetojë me këtë sëmundje që kur ishte 10 vjeç. Ndonëse kishte lindur i infektuar, 21-vjeçari me HIV/AIDS, e ka mësuar shumë vonë problemin e jetës së tij. Kurioziteti për të mësuar përse merrrte medikamende në mënyrë periodike, ka detyruar prindërit që në moshën 10-vjeçare ti rrëfejnë atij problemin me të cilin do të duhej të mësohej përjetë.

Nuk ka shumë dëshirë të flasë për atë moment e as për shumë detaje të tjera por tregon se është mësuar të jetojë me këtë problem bashkë me gjtihë problematikën që gjen në shoqëri. Një rrëfim i kursyer i 21-vjeçarit të infektuar me HIV AIDS (nën kujdesin e Olimbi Hoxhaj, Drejtore e Ekzekutive e Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV-AIDS) vjen në një intervistë të dhënë për 27.al.

Sa vite keni i infektuar? Si e zbuluat dhe si e përjetuat?

Që nga lindja, pra plot 21 vjet. Zbulimi dhe njohja me këtë të vërtetë ndodhi kur isha vetëm 10 vjeç në kureshtje e sipër për medikamentet që po më jepnin për të pirë. Një kureshtje fëmije, më shumë naive që përfundoi në një shndërrim emocional dhe në një ndjesi të çuditshme që sot e kësaj dite ka ngelur si një pikënisje e re për jetën time.

E diskutoni me njerëzit këtë problem tuajin shëndetësor?

Përveç njerëzve që e marrin vesh në rrugë dytësore, unë këtë anë të jetës time e ndaj dhe e diskutoj vetëm me njerëz që kanë një lloj vlere të caktuar për mua.

Si reagojnë njerëzit kur e marin vesh… Ju largojnë, ju afrojnë, ndiejnë keqardhje?

Të them të drejtën kjo nuk dihet kurrë. Çdokush ka përjetimin e tij dhe vjen një moment që nuk ka më rëndësi kjo pjesë, por rëndësi për mua ka vetëm mos-arritja ose shfaqja e mishërimit nga ana e individëve të njohur dhe të panjohur në përditshmërinë time. Unë dhe askush nuk e meritojmë mëshirimin, ndoshta vetem duhet të dëgjojnë dhe të kuptojnë sadopak nga ato që shpreh, flas dhe ndaj me të tjerët si përvoja.

Po me familjarët cfarë marrëdhënie keni. …Me kë jeni më i lidhur?

Një familje me probleme dhe lidhje të forta emocionale dhe harmonie siç është jeta dhe përditshmëria. Nuk lidhem mbas personave të caktuar, lidhem mbas momenteve të caktuara, me persona të ndryshëm.

Keni shumë miq?

Platoni thoshte që ata që thonë të vërtetën janë më të urryerit , keshtu që në rastin tim vlen fjala ‘”pak dhe saktë”.

Ke ndonjë mik tjetër të infektuar… Diskutoni me të për problemet shëndetësore që mund t’ju shfaqen?

Siç e thashë dhe më sipër për këtë problematikë nuk ke se për çfarë të flasësh , veçse për historikun ose për përjetimin e parë. Ndodh, dhe pastaj jeton ”normalisht” me një problem që fle gjumë brenda teje. Gjithsesi nuk njoh njerëz të afërt që të jenë të infektuar.

Je i dashuruar apo ke qënë ndonjëherë i/e dashuruar? Nëse po, me trego pak për marrëdhënien që kishit/keni?

Nuk jam eskapist që të merrem me të kaluarën, por që për momentin kam fituar lirinë e të njohurit të vetvetes në rradhë të parë e me pas të personit të jetës. Ndonëse problemi fle tek unë ashtu siç e vunë në gjumë brenda mendjes së tyre dhe ish-të dashurat e mia, një shije e çuditshme ndihet midis dy personave, pra ti mund të bësh gjithçka si një njeri normal por në mendjen e tyre ti ke diçka nga e cila sipas mendjelehtesisë së tyre nuk do shkëputesh kurrë.

Çfarë do bëjë ndryshe në jetën tënde nëse mund ta ktheje kohën pas?

Absolutisht asgjë, çdo gjë ka ndodhur që unë të mesoj se kush jam dhe se kush më rrethon, me këtë që kam apo pa këtë që kam.

Ju sugjerojmë

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
Para
FOTO/ Ja sa është rritur djali i Gentjan Zenelaj-t

FOTO/ Ja sa është rritur djali i Gentjan Zenelaj-t

Deputetët e majtë lobojnë për biznesin e lojërave të fatit. A do e mbajë Rama fjalën për ti mbyllur?

Deputetët e majtë lobojnë për biznesin e lojërave të fatit. A do e mbajë Rama fjalën për ti mbyllur?

FOTO/ Lidhjet me femrat e famshme, martesa, origjina;  kjo është jeta reale e “Brad Pitt-it” të Turqisë

FOTO/ Lidhjet me femrat e famshme, martesa, origjina; kjo është jeta reale e “Brad Pitt-it” të Turqisë

TE FUNDIT

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
4 Tetor, 2025

Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha...

Lexo më shumë

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
4 Tetor, 2025

Pas aksionit të dytë të IKMT-së në Theth ku vetëm ditën e sotme u shembën 35 objekte pa leje, ka...

Lexo më shumë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Tetor, 2025

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Policia thotë...

Lexo më shumë

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
4 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com