Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi/ Djali kishte vrarë babanë, ja si e paraqiti ngjarjen te xhaxhai

2016/05/25 at 2:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi/ Djali kishte vrarë babanë, ja si e paraqiti ngjarjen te xhaxhai

Sot është zbardhur ngjarja e Marsit, ku Mirosh Bardhoshi u gjet i vdekur nga goditja e mjeteve të forta në kokë. Policia dhe Prokuroria thonë se autorë janë gruaja dhe dy djemtë e tij. Viktima është gjetur me plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet e çekiçit. Sakaq sjellim ne vemendje edhe nje interviste te kunates se viktimes (nusja e vellait). Si e ka mesuar ajo ngjarje? Si u kishte dhene djali? (qe tani rezulton te jete autori).

Kunatat e tij, ka folur për gazetarët një ditë pas ngjarjes (20 Mars 2016). Ja rrëfimi i saj. 

Merita, si e mësuat lajmin për vrasjen e kunatit tuaj?

Ne banojmë këtu, i kemi shtëpitë afër njëri-­tjetrit. Sot (dje) në mëngjes, rreth orës 6:30, djali i kunatit ka dalë nga shtëpia dhe e ka gjetur të atin të vrarë në rrugicën afër banesës. Nipi na tha se në momentin që gjeti Miroshin, ai mbante një sfurk në dorë. I tronditur nga vrasja e të atit, nipi na lajmëroi ne dhe të afërmit e tjerë si dhe policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe na mori të gjithëve në pyetje.

Dini gjë nëse kunati juaj kishte konflikte me ndonjë person?

Ne jemi shumë të tronditur nga ajo që ndodhi. Jemi të tmerruar. Kunati im nuk konflikte me asnjë njeri. Nuk e dimë kush e ka bërë vrasjen dhe përse e ka bërë.

Sipas banorëve të fshatit, por edhe policisë, Miroshi konsumonte shumë alkool, pra ishte i alkoolizuar. Ku ka qenë mbrëmjen e së enjtes kunati juaj?

Na thanë që mbrëmjen e së enjtes, Miroshin e kishte thirrur një shok dhe se kishte dalë në Manëz të pinte kafe. Ai ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer mbrëmë (të enjten) në shtëpi.

Me se merrej kunati juaj dhe sa fëmijë ka?

Ai punonte me një karrocë dhe një kalë, merrej me punë bujqësie. Hallexhinj jemi të gjithë. Dy djemtë i ka këtu, ndërsa vajzën e ka në shkollë të lartë në Tiranë. Ajo erdhi sot në mëngjes. Përveç vajzës, tani nuk ka të afërm të tjerë këtu. I mori të gjithë policia dhe janë atje duke u marrë në pyetje. Policia mori në pyetje gruan e kunatit, djemtë, vëllezërit e tij dhe të gjithë kushërinjtë.

Cila është gjendja ekonomike e familjes së kunatit?

Janë fukarenj te zoti. Djali i madh shkon e punon tre muaj në Greqi e më pas kthehet. Me paratë që sjell ai, rrojnë këta të tjerët.

Sa kohë ka qenë kryeplak Miroshi dhe a ka pasur konflikte gjatë kohës që ka pasur këtë detyrë?

Miroshi ka qenë 17 vjet kryeplak i fshatit. Para një muaji ia hoqën këtë detyrë, dhe e ka marrë një tjetër. Asnjëherë nuk ka pasur konflikte me njeri. Nuk ka trokitur kurrë njeri në derë për të. Ka qenë burrë i ndershëm.

Cili është apeli juaj?

Policia të gjejë personat që vranë kunatin tim. Ata që bënë krimin duhet të dënohen!

Ju sugjerojmë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
Aktualitet

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin

18 Korrik, 2025 7:51 pm
Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima
Bota

Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima

18 Korrik, 2025 7:41 pm
Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit
Bota

Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit

18 Korrik, 2025 7:20 pm
Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Rajoni

Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 Korrik, 2025 7:07 pm
Para
Fotolajm/ Ja si do të jetë dhoma e bebes së Sinan Hoxhës dhe Andrrës

Foto e mrekullueshme / Sinan Hoxha bëhet baba

Termeti trondit Kretën

Termeti trondit Kretën

Dosja në gjykatë/ Si u vra i riu në Kurbin pas sherrit për Facebook-un

Dosja në gjykatë/ Si u vra i riu në Kurbin pas sherrit për Facebook-un

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
18 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’i...

Lexo më shumë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në lidhjen direkte në Klan News, me gazetarin, Besard Jacaj, është ndalur...

Lexo më shumë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com