Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfim mbi një gënjeshtër. Studentet e luksit, tregu dhe prindër të shitur

2016/03/25 at 1:20 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfim mbi një gënjeshtër. Studentet e luksit, tregu dhe prindër të shitur

Nga Dritan Laci


Në një nga rrugëtimet e mia të gjata të punës në Shqipëri, ndërsa kthehesha nga shërbimi i një qyteti të harruar, nevoja për ca mollë faqekuqe fshati, ma desh të ndalesha në një kthesë po kaq të humbur, ku biseda me një mesogrua te regjur nga thëllimi i mëngjesit të brymtë, më la edhe shumë kohë më pas shijen e hidhur të një bisede që askush nuk do të donte të ishte protagonist.

Sikur ndodh në raste të tilla mirësjellje, pas pyetjeve: Nga jeni? Çfarë bëni? Ku shkoni? Biseda natyrshëm bëhet edhe më personale. Dhe pikërisht këtu shitësja grua e mollëve faqekuqe po më tregonte historinë e familjes së saj.

Që kishte edhe ajo një vajzë studente në Tiranë. Që kishte kohë që nuk e kishte parë vajzën, pasi ajo gjithmonë i thoshte se ishte shumë e angazhuar. Që vajza e saj i kishte thënë që punonte në një media. Bisedë e cila më ngacmoi, duke pasur edhe afrimitetin e ndarjes së profesioneve, ta pyesja nënën edhe për gjeneralitetet e vajzës, me mendimin se mund ta njihja.

Në fakt emri nuk më kujtonte asgjë. Dhe e vetmja gjë që më shkoi nëpërmend pasi u përshëndeta me mollashitësen, ndërsa kujtoja bisedën, ishte gënjeshtra që shpesh të rinjtë krijojnë për ti shpëtuar realitetit të dhimbshëm nga ata vijnë.

Mu kujtua kjo histori sot dhe ajo nënë e vuajtur, pas mësimit të lajmit të arrestimit të dy vajzave të reja sot në qendër të Tiranës, të cilat kishin zgjedhur ti mbijetonin vështirësive të një metropoli si Tirana, duke prostituar.

Vajza të cilat vijnë nga qytete të harruara, nga familje ekstremisht të varfëra, të cilat zgjedhin më mirë prostitucionin se sa kthimin në një vend të harruar, pa jetë, ku agimi dhe perëndimi nuk përbëjnë ndryshim.

Një realitet të cilin e njoh edhe vetë për shkak të karakterit të punës që ushtroj. Ku më është dashur të bisedoj, të kuptoj, të mësoj përse një zgjidhje apo zgjedhje e tillë.

E gjitha e ndërtuar mbi një gënjeshtër, me prindër të cilët besojnë se vajzat e tyre janë të sistemuara në punë të mira, por që në fakt kanë zgjedhur  prostituimin si mjetin për të mos u kthyer në skamjen e fshatit apo qytezës të tyre ku prindërit mezi presin fundjavën ti shikojnë në dyert e shtëpisë, pa e ditur se ato pak para që marrin, janë njollosur me çmimin e rëndë të turpit që ata s’do ta pranonin kurrë.

Në një reportazh që realizova vite më parë në median e shkruar mbi mënyrën se si funksionon skema e prostituimit në Tiranë, u njoha edhe me çmimet.

Vajza të cilat punonin me telefon, me një sjellje gati thuaj të zakonshme në jetën e tyre të përditshme, të cilat nga cilësia “e mallit” transformoheshin me një thirrje telefonike në prostituta luksi, ku çmimi i një “të prishure” shkonte nga 100-150 mijë në një orë për një vajzë të kenaqshme dhe deri në 350-500 për një vajzë me eksperiencën dhe format e duhura joshëse për të kënaqur klientin.

Çmime të cilat nuk kanë ndryshuar shumë edhe në ditët e sotme, ku skema vazhdon të mbetet e njëjtë, në një rrjet të mirëorganizuar që nis që nga tutorët, vajzat elitë, taksistë besnikë, vëzhgues të shpërndarë përreth motelit, të cilët ruajnë terrenin për të mos u pikasur nga policia.

Gjithçka në dukje në perfeksion, ku shpesh tutorët janë miq të policëve, të cilët ata i kanë gjithmonë në vëmendje, për tu dhënë bakshishin e heshtjes.

Vajza të cilat në të shumtën e rasteve janë studente, të cilat familja i ka përcjellë në qytetin e madh me kodin e moralit, por që duke mos dashur të kthejnë më kokën mbrapa, kanë vendosur të shesin nderin e tyre dhe të familjes për një njollë që nuk dihet nëse me të vërtetë u ka siguruar një jetë më të mirë.

Si familja e asaj nënës në atë kthesën e humbur të qytetit të largët malor, që si çdo prind beson verbërisht te fëmija i tij dhe sakrifikon çdo gjë të mundur që ai fëmi të mos ketë fatin e tyre trishtë, pa e ditur se në fshehtësi ata janë shitur në gjënë e tyre më shtrenjtë: Nderin…



Ju sugjerojmë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Para
Historia prekëse: Postimi në Facebook i merr jetën 32 vjeçares

Historia prekëse: Postimi në Facebook i merr jetën 32 vjeçares

FBI shpall në kërkim ndërkombëtar kunatin e Enver Hoxhës

Byroja e Hetimit/ Ja si do funksionojë ajo nën mbikëqyrjen e FBI

Ja tre personazhet e famshëm të politikës që festojnë sot ditëlindjen

Ja tre personazhet e famshëm të politikës që festojnë sot ditëlindjen

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
22 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka vlerësuar Presidentin Trump pasi forcat amerikane goditën tre lokacione bërthamore iraniane në një sulm që...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e kësaj të Diele, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të bukur nga bregdeti shqiptar. Konkretisht në një...

Lexo më shumë

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
22 Qershor, 2025

Seyed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit i dënoi sulmet amerikane si “të shëmtuara” dhe tha se Irani po...

Lexo më shumë

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
22 Qershor, 2025

Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com