Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet nëna e partneres së Laert Haxhisë: Vajza ime është engjëll, s’ka lidhje me vrasjet

2023/09/29 at 2:36 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfehet nëna e partneres së Laert Haxhisë: Vajza ime është engjëll, s’ka lidhje me vrasjet

Nëna e Klea Gjatës ka rrëfyer se vajza e saj, e cila u vendos në pranga gjatë operacionit “Kurrë mos harro” pasi dyshohet se është përfshirë në ngjarje kriminale të grupit të Leart Haxhisë, nuk ka lidhje me vrasjet. Ajo thotë se është kërcënuar, nga familjarët të viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhisë. Shaqe Gjata, thekson se pas arrestimit të vajzës së saj, një grua me emrin Shpresa, i ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë se vajza e saj i ka vrarë djalin.

‘Unë po pija kafen në një lokal lagje. Po ça faji kam unë? Erdhi një grua, e ka emrin Shpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu, edhe tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet! Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje! Vajza ime ka që vajzë e re që ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar.’- tha ajo për Report Tv.

Nëna e 27-vjeçares, tregon se vajza e saj është një njeri i drejtë dhe se ndihej e frikësuar nga Laert Haxhiu e kishte frikë që këtë të fundit ta refuzonte.
“Klea ka mbaruar administrim biznesi. Unë atë dritë syri kam. Vajza fle me mua. Jam tepër e shqetësuar, na ndihmo të lutem. Unë atë vajzë kam. Nuk ka bërë asgjë. Më ndihmo të lutëm. As nuk e ka takuar, vetëm të atin i njoh çunit! Ne kemi parë hallin tonë. Kam turp kam sedër pse ta pësoj ajo që është e drejtë. Unë e kam frikë atë, më thoshte që t’i bëj bllok.’- tha ajo.

Me Laert Haxhiun, tregon se ka komunikuar vetëm në telefon me të dhe se njeh si fytyre. Për 8 mars të këtij viti tha ajo, ai i ka sjellë një tufë lule të cilat vajza ka refuzuar që t’i pranojë.

“Në telefon me mua është sjellë mirë ai. Nuk e kam takuar kurrë! Unë e njoh si fytyrë që jepet në media. Nuk e njoh djalin vetë. Kur ishte 8 Marsi i këtij viti i erdhi një buqetë ishte pa emër… Vajza nuk e pranoi buqetën… Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën (Laert Haxhiu). I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më ‘tha ti bëj bllok’. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ai. Për të bashkëjetuar jo e jo! Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është.’- tha ajo.

Shaqe Gjata tregon se bashkëshortin e ka të paralizuar e se në momentin kur policia zbarkoi që të arrestojë vajzën e saj, ajo kishte menduar se mos kishte bërë ndonjë aksident.

‘Unë atë ditë që më morën vajzën unë u gdhiva në spital me tim shoq, pasi e kam të paralizuar. Vajza shkoi të marrë ilaçe në atë kohë kur erdhi policia. ‘Kërkojmë Klea Gjatën’ më thanë. Mua me vajti mendja mos ka bërë aksident. Unë se kisha fare lidhjen. Erdhi vajza e mori policia, i thanë do të marrim në pyetje.’- tha ajo.

Vajza me çfarë merrej?

Nëna e 27-vjeçres: Kishte një dyqan rrobash në Lushnjë. Dhe mendoi do të iki në Gjermani tek motra, se i thoshte nuk nxjerr gjë me atë dyqan. Po shikonte për vende pune dhe mendoi se do të shkonte në Gjermani…
Si rezultat i operacionit “Kurrë mos harro” u zbardhën 6 vrasje, 5 shpërthime me eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativë raste për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Përplasi për vdekje një person në aksin Elbasan-Cërrik, 32-vjeçarja dënohet me 4 vjet burgim

Përplasi për vdekje një person në aksin Elbasan-Cërrik, 32-vjeçarja dënohet me 4 vjet burgim

Opinion – Censusi, a duhet të deklarojmë kombësinë dhe fenë? (28 Shtator 2023)

Opinion - Censusi, a duhet të deklarojmë kombësinë dhe fenë? (28 Shtator 2023)

NATO miraton forca shtesë për Kosovën: Çelësi i sigurisë dialogu

NATO miraton forca shtesë për Kosovën: Çelësi i sigurisë dialogu

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com